Info per sanatorian, afatet dhe kush perfiton nga legalizimi

1300
0

Njoftim per sanatorian 👌

🇮🇹 👉🏻Ne pak dite publikohet ne Gazeten Zyrtare dekreti legjislativ per senatorian me te cilin u miratua legalizimi i marredhenieve te punes e për pasoje pajisja me dokumente qëndrimi të të huajve ndodhen ne menyre te parregullt ne territorin Italian para dates 08.03.2020 dhe me qendrim te vazhdueshem nga kjo date vetem per punonjesit ne keta sektore pune: bujqesi, mbareshtrim, blegtori, peshkim , asistence për persona me semundje ose aftesi të kufizuara dhe pune shtepiake ( colf e badanti)

🚦💡Kush perfiton nga legalizimi:

1. Shtetasit e huaj te punesuar ne te zeze ose qe mund te punesohen ne nje nga sektoret ekonomike te mesiperm, prezenca e te cileve ne territorin Italian para dates 8.03.2020 vertetohet nepermjet identifikimit nga forcat e rendit ose nepermjet deklarates se prezences ne territorin Italia sipas ligjit 68/2007.

2. Shtetasit e huaj qe kane nje lejeqendrmi te skaduar nga data 31.10.2019 te pa rinovuar ose te pa konvertuar qe jane prezent ne territorin Italian nga data 08.03.2020 e ne vijim dhe qe kane punuar perpara dates 31.10.2019 ne sektoret ekonomike qe perfitojne nga ky legalizim.

Nuk perfitojne nga legalizimi te huajt qe kane marre espuls ose qe jane denuar per vepra penale te parashikuara ne dekret si dhe nuk do te pranohen kerkesat e punedhenesve te denuar me pare per favorizim emigracioni klandestin ose shfrytezim te punes.

📢 Vini re afatet!

Kerkesa duhet te paraqitet nga data 1 qershor 2020 deri ne date 15 korrik 2020 prane zyrave te Patronato Inas Cisl ne qytetin ku ndodheni ne Itali.

Per te verifikuar plotesimin e kushteve per perfitim nga masa e legalizimit, per kohezgjatjen e lejes se qendrimit dhe mundesine e rinovimit te saj, Ju ftojme t’i drejtoheni zyrave te Patronato Inas Cisl ne cdo qytet te Italise.

Zyrat e Patronato Inas Cisl ne Itali ju sherbejne per cdo sqarim, konsulence, plotesim te kerkeses dhe ndjekje te procedurave deri ne pajisjen me leje qendrimi te rregullt.

PS: Kujtese.
Ju kujtoj qe ne senatorian e vitit 2012 mbeten jashtë kësaj sanatoreje (apo legalizim) të gjithë punonjësit e huaj që janë titullarë të një lejeqëndrimi që nuk u lejon të punojnë e që nuk mund të konvertohet lehtë në një leje për punë. Kjo do të thotë që, për shembull, kush punon në të zezë por ka një leje qëndrimi për punë stinore, për kura mjekësore, për studime, apo për pritje të njohjes së statusit të azilit politik nuk mund të përfitojë nga kjo sanatore e të fusë në xhep lejeqëndrimin për punë. Do të mbeten po ashtu jashtë lealizimit të gjithë ata që kanë në dorë kuponin që vërteton paraqitjen e kërkesës për lejeqëndrimin e parë apo për përtëritjen e tij.

Me pak fjalë, vetëm kush nuk e ka pasur asnjëherë lejen e qëndrimit apo nuk ka kërkuar përtëritjen brenda kohës së duhur, mund të përfitojë nga legalizimi e të marrë lejen e qëndrimit për punë (natyrisht nëse përmbush të gjitha kriteret e tjera).
Nuk mund të shpresojnë te kjo sanatore për të marrë lejeqëndrim për punë punonjësit e huaj që edhe pse janë të punësuar në mënyrë të parregullt, gjithsesi e kanë një leje qëndrimi si ajo për kura mjekësore, apo për studime, për punë stinore, për pritje azili politik që nuk u lejon të punojnë. Beskida Aliaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.