23-vjeçari shqiptar, studenti i parë i verbër qe diplomohet për IT, ja cfare shkruan media italiane

355
0

Kledian Leka është 23-vjeçari i pari i diplomuar i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës. 23-vjeçari me origjinë shqiptare e banim në Casalmaggiore ka përfunduar me sukses kursit trevjeçar të titulluar, Edukimi i Shkencave Kompjuterike për nxënësit të cilët kanë probleme në lidhje me shikimin.

“Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin, në mënyrë që ato të ishin edhe të lexueshme për ne të verbërit”, ka deklaruar ai për Corriere della Sera.

Klediani, si një pionier i vërtetë u dha një pyetësor nxënësve të tjerë të verbër, në të cilin u kërkonte të tregonin propozimet dhe mbi të gjitha pengesat që ata kishin. Përmbledhja e përgjigjeve u përfshi në tezë. Gjatë rrugës ai takoi studentë, të cilët pas disa muajsh vendosën të largoheshin të dekurajuar nga vështirësitë dhe tani, falë angazhimit të tij kanë shpresa më konkrete për të ecur përpara.

“Nga sot Universiteti i Parmës dhe ndoshta universitete të tjera, do të kenë një pikënisje me të cilën do të krahasohen dhe nga e cila do të marrin frymëzim për të përmirësuar aksesin”, ka treguar ai.

Kledian, i cili humbi shikimin në moshën 11-vjeçare si pasojë e një aksidenti, tani është programues i një kompanie shumëkombëshe.

“Vazhdova të punoja, nga ora 08:00 deri në 13:00. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 2:00 u angazhova për të studiuar. Nuk kam menduar kurrë të ndalem dhe të ndjej keqardhje për veten time dhe vendosa të luftoj për të realizuar të gjitha ëndrrat e mia”.

Ai u diplomua si ekspert IT me nota të larta. Deri në vitin 2020 bashkëpunoi me Muzeun Bijou të Casalmaggiore për të krijuar itinerare prekëse. Tani ai është i regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve të IT dhe është kualifikuar për të trajnuar studentë të verbër pasi ka ushtroi atletikën në nivel garues për dy vjet. Ai gjithashtu drejton një blog aksesueshmërie të quajtur Çelësi i aksesueshmërisë