Neser vjen kthesa e Motit, ja cfarë pritet ditët në vijim sipas sinoptikanit

88418
0

Meteorologu Hakil Osmani tregon se si do të jetë moti gjatë javës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani theksoi se dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, por pasditja do të shoqërohet me kthjellime.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që paraditja të jetë me alternime kthjellimesh të shpeshta, pjesa e dytë e ditës t’i bëjë vranësirat më të dukshme në vendin tonë”-tha ai.

Sipas tij, parashikohet që duke filluar nga dita e martë e të paktën deri në fundjavë të kemi mot të paqëndrueshëm.

Ndërkohë pritet që dhe të mërkurën të ketë reshje shiu.

“Ndërkohë të enjten dhe të premten reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat e ajrit do të rriten mesditën e sotme”-përfundoi ai.