Shkon të blejë telefon tek dyqani “ONE”, qytetari ngel pa fjalë, brenda telefonit gjen fotot e..

58092
0

Një qytetar nga Shkodra ka mbetur pa fjalë pasi ka hyrë në një dyqan të kompanisë telefonike “ONE” në këtë qytet. Ai ishte duke parë për të blerë një telefon nga ato që shiten brenda dyqanit kur befas është përballur me diçka që kurrë nuk ia merrte mendja.

Në telefonin e vendosur në banak që ai po shikonte, vuri re se nuk ishte i ri por i përdorur. Kjo sepse duke testuar telefonin ai vuri re se galeria kishte disa foto të tjera nga dikush tjetër, pra nuk ishte i ri por i përdorur. Qytetari shprehet se nuk kishte asnjë tabelë apo sinjalizim se telefonat që shiteshin aty ishin të përdorur.

Në vijim mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, shikojini telefonat qe shiten ne kompaninë ONE… Kjo video eshte bere ne Shkoder ditën e sotme. Aty e kishin nxjerrë për ta shitur dhe nuk shkruhej asgjë se ishte i perdorur… Flm