Baba i një vajze të vogël, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

1020
0

Një aksident tragjik të regjistruar paraditen e djeshme në Itali ku humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, Haris Shala. Viktima mësohet se ishte kamionist dhe baba i një vajze shumë të vogël, me banim në Pisa. Mediat italiane raportojnë se familja Shala nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore në shtrirjen midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord. Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë. Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio. Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar.

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. Për shkak të shiut Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar vdiq brenda kamionit, e cila u palos nga përplasja.

Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë operatorë, përdorën shpërndarës dhe gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, nuk mund të bëhej asgjë. Aksidenti shkaktoi të paktën 8 kilometra bllokim trafiku nga hyrja në A4.

Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Kishte ndjekur “Pacinotti” dhe i pëlqente të luante futboll.

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm – e kujton Marco, një shok shkolle -. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Herta, kushërira e Harisit, është e dëshpëruar: “Nuk ka fjalë – thotë ajo e pushtuar nga lotët – dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”./noa/