‘Assegno unico figli’ ja kush perfiton dhe si behet kerkesa

420
0

ÇEKU I VETËM E UNIVERSAL PËR FËMIJËT / Nga 1 janari 2022 për familjen tënde mund të kërkosh çekun e vetëm e universal, për të përfituar mbështetje ekonomike mujore nga 1 marsi

Kur ke të drejtë ta marrësh
Çeku i vetëm të takon nëse je:
• i punësuar në sektorin publik ose privat;
• i vetëpunësuar;
• i regjistruar në administrimin e veçantë të Inps;
• i papunë ose me të ardhura të pataksueshme.

Shuma
Çeku paguhet çdo muaj, drejtpërdrejt nga Inps në llogarinë rrjedhëse të shënuar gjatë
aplikimit, për çdo fëmijë në ngarkim:
• i mitur, nga muaji i 7-të i shtatzënisë;
• në moshë madhore, deri në 21 vjeç, nëse ndjek një kurs formimi, përfshirë universitetin, ose
nëse është i papunë ose kryen një stazh ose shërbimin civil;
• me paaftësi, pa kufij moshe.

Shuma mujore e çekut të vetëm është prej:
• 175 € për fëmijët e mit ur, me Isee 2022 deri 15.000 €. Nëse Isee është më i lartë, çeku
reduktohet progresivisht deri në 50 €;
• 85 € për fëmijët në moshë madhore deri 21 vjeç, me Isee 2022 deri 15.000 € e me reduktimin
gradual deri 25 € me Isee më të lartë.


Mund ta bësh kërkesën për çekun familjar edhe kur nuk ke Isee ose kur e vlerëson që vlera
e tij i kalon 40.000 €, si rrjedhim do të njihet shuma minimale e parashikuar.
Nëse e plotëson kërkesën duke bërë vërtetimin Isee brenda datës 30 qershor, ke të drejtë
për shumat e mundshme të prapambetura /shqiptari.net

Per me shume LINK