Marrëveshja me Italinë, ekspertja: Pensionistët do të marrin pension nga të dy vendet…

668
0

Mes Shqipërisë dhe Italisë është nënshkruar një marrëveshje për njohjen reciproke të pensioneve, ndërkohë që këtë të premte qeveria ka kaluar në Kuvend projektligjin për ratifikim.

Drejtuesja e INAS CISL Albania, Beskida Alija, e vlerëson si mjaft produktive realizmin e një marrëveshjeje të tillë, sepse pensionistët më në fund do të marrin pensionet në të dy vendet ku kanë punuar, duke përfituar nga pensionet për aq vite sa kane derdhur kontribut. “Rëndësia është shumë e madhe sepse kjo marrëveshje që po i afrohet fundit, ndihmon të gjithë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali që të marrin edhe ato një pension, qoftë shqiptare, qoftë italian duke ju bashkuar vitet e punës.

Asnjërit prej tyre nuk do ti humbasin asnjë vit punë nga puna e tyre që e kanë bërë qoftë në Shqipëri, qoftë në Itali. Pra do ju bashkohesh edhe në momentin që sot kanë mbushur moshën, kanë të drejtë të kërkojnë qoftë një pension shqiptar, qoftë italian, mund të kërkojnë dy pensione veç e veç por vitet do të quhen të bashkuar, pra të grumbulluara në një, që tu ndihmojë personin, pensionistin që ti plotësoje kushtet”, deklaroi ajo në një media.

Po ashtu, marrëveshja, sipas zonjës, Aliaj, bashkon vitet e punës, varësisht sa kanë kontribuar në vendet gjegjëse. “Kushtet për tu plotësuar do te jenë që në Shqipëri të kesh minimalisht 15 vite pune që të marrësh një pension, kurse në Itali duhet të kesh 20 vite punë që të marrësh një pension të pjesshëm, jo të plotë.

Këto vite të grumbulluara do të ndihmojnë pensionistin që të kaloj qoftë 15 vitet e tij të punës dhe ato 20 vitet italiane, dhe do të marrë pension nga secili shtet, aq sa i takon, aq sa ka derdhur kontribut. Ndërsa pa marrëveshjen pensionisti do të rrezikonte të mos merrte asgjë mbrapsht. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, ku më fund t’u njihen kontributet e tyre për të përfituar pension.

Emigrantët shqiptarë, kanë pritur shumë vite që t’ju njihet kjo e drejtë”, u shpreh ajo. Sakaq Aliaj, thotë se ka pasur keqkuptime se do të bashkohen të dyja pensionet ne një të vetme që do të jepen në Itali, por që nuk qëndron, sepse pensionet do te merren në bazë të kontributeve.

“Marrëveshja i rregullon këto marrëdhënie, pra bën të mundur që çdo shqiptar të gëzoj pensionin italian dhe atë shqiptar. Pra u bashkohen vitet e fundit në mënyrë figurative, por jo masën e pensionit sepse ka pasur një keqkuptim, pyetja që e dëgjoj kaq shume nga emigrantët që kur të bashkohen vitet a do jenë bashkë një pension, pra një pension të madh, sepse mendojnë se është Italia është përgjigje për të dhënë pension të madh edhe për vitet e Shqipërisë.

Në fakt kjo nuk mund të ndodh, do ishte surreale por secili shtet do ti përgjigjet pensionistit për atë masë kontributi që ka derdhur me sasinë e viteve dhe me masën e kontributit të tij, në raport të drejtë më masën e pensionit, pra secili shtet do të japi atë që u takon”, nënvizoi Aliaj.