“Adopto një dhi”/ Ishulli italian në hall të madh, ja cfare ka ndodhur

186
0

Një ishull i vogël i largët në Itali duket se ka një problem të pazakontë. Në ishullin Alicudi banojnë rreth 100 banorë, por edhe rreth 100 dhi të egra.

Raporti mes banorëve dhe dhive është çekuilibruar këtë vit, aq sa ky ishull mund të jetë vendi i vetëm në botë që ka kafshë për frymë më shumë se kudo tjetër.

Për të zgjidhur këtë problem, ku numri i dhive në ishull është 6-fishuar këtë vit, kryebashkiaku Riccardo Gullo i ka bërë thirrje kujtdo që të adoptojë një kafshë të tillë.

Për CNN, ai tha se nuk i intereson nëse birësuesi di të kujdeset për dhinë, por e rëndësishme është që ta largojë nga ishulli pasi të ketë mundur ta kapë si fillim.

Projekti “adopto një dhi” u miratua pasi autoritetet lokale nuk dëshirojnë që t’i vrasin këto kafshë, por vetëm t’i largojnë nga ishulli. Dhitë në ishullin Alicudi shfaqen kudo, nëpër zona të banuara, nëpër shtëpi, hanë çdo ushqim që gjejnë nëpër parqe publike apo kopshte private.

Sipas autoriteteve rajonale siçiliane, dhitë u futën në ishull 20 vjet më parë nga një fermer, i cili më pas i la të lira.

Kryebashkiaku i ishullit thotë se kushdo që dëshiron të adoptojë dhitë, duhet të bëjë një kërkesë zyrtare deri më datë 10 Prill, por me gjasë ky afat do të shtyhet deri në adoptimin e të gjitha dhive, që mesa duket janë kthyer në problem për komunitetin lokal aty.

Pagesa e vetme për çdo kërkues është 17 Euro, tarifa e vulës për kërkesën zyrtare.