Kamioni merr përpara autobusin me sportistë, 14 të vdekur në Kanada

402
0

Së paku 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, ku një kamion miri përpara një autobus me të cilin udhëtonte një skuadër hockey e të rinjve.

Aksidenti tragjik u shënua në Kanada, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e premte.

Në autobus ndodheshin 28 persona, ku krahas viktimave 3 të plagosur janë në gjendje kritike.

Skuadra e Humboldt Broncos, po udhëtonte në Highway 35, në veri të Tisdale, në provincën perëndimore të Saskatchewan.

Humboldt Broncos, të cilët luajnë në Saskatchewan Junior Hockey League, ishin në udhëtim për t’u përballur me Nipawin Hawks. Lojtarët e aksidentuar janë që të gjithë me moshë nga 16 deri në 21 vjeç, shkruan noa.al.

“Është shumë më e rëndë nga sa mund të imagjinohet. Nuk na besohet, jemi të tronditur”, tha Presidenti i skuadrës, Kevin Garinger.

Ndërkohë Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, shkroi në Twitter, “Nuk arrij ta imagjinoj dot, se çfarë po kalojnë prindërit”