E pabesueshme/ Qeni i vë zjarrin shtëpisë (Video)

498
0

E besoni dot që nje qen ti vendosë zjarrin shtëpisë? Pamjet filmike dëshmojnë qartë sesi një qen, aksidentalisht i vë flakën shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA, ku një nga qentë e familjes kishte ndezur një sobë me gaz, ndërsa po përpiqej të kapte petullat që ishin lënë mbi sobë.

Teksa po përpiqej të arrinte ushqimin, qeni shtypi butonin e sobës me gaz. Departamenti tha se shtëpia kishte një sistem alarmi të monitoruar, që do të thotë se ekipet e zjarrit ishin në gjendje të thirreshin, duke parandaluar djegien e shtëpisë.

Departamenti i zjarrit i Southwick në Massachusetts, SHBA, bëri publike pamjet nga sistemi i vëzhgimit të shtëpisë, si një paralajmërim për publikun që të jenë më të kujdesshëm.