Zgjidh një kafshë ne foto dhe zbulo anën tënde të errët të personalitetit

Zgjidh një kafshë ne foto dhe zbulo anën tënde të errët të personalitetit

A keni menduar ndonjëherë për anën tuaj të errët ? Si çdo medalje gjithëkush ka një anë të errët të fshehtë të personalitetit ! Këto tipare shpesh fshihen në nënndërgjegjie dhe duke zgjedhur një nga 7 kafshët e mëposhtme ju do njihni dhe skutat më të errëta të karakterit tuaj.

# 1 Huta

Hutat janë të durueshme dhe nuk e vendosin kurrë veten në rrezik. Jeni hakmarrës, por prisni momentin e duhur për të goditur.

#Mace e zezë

Ju prireni të izoloni veten më shumë se duhet. Përqëndrimi juaj është shumë i lartë dhe vështirë se i harroni njerëzit që ju bëjnë keq. Mund të falni, por kurrë nuk harroni. Ju keni një aftësi të mahnitshme për të organizuar dhe ekzekutuar planet tuaja pa i marrë vesh askush.

# 3 Vejusha e zezë

Keni një natyrë manipuluese. Ju e joshni armikun tuaj duke e rrotualluar në rrjetën tuaj të mashtrimit. Ju ngrini kurthe të ndërlikuara dhe ia bëni jetën të vështirë njerëzve që ju kanë dëmtuar në të shkuarën.

# 4 Xhaguari

Nuk hidhni kurrë asnjë hap pa u matur mirë më parë. Njerëzit ju kanë frikë edhe pa u njohur, sepse ju ngrini barrier rreth vetes suaj dhe imazhi i parë që krijoni është i një njeri të ashpër dhe të pamëshirshëm.

# 5 Korbi

Ju jeni të zgjuar dhe keni një intuitë shumë të zhvilluar ! E dini mjaft mirë se çfarë kërkojnë të tjerët, por kurrë nuk i bëni me dije nevojat tuaja. Jeni të rezervuar dhe nuk mashtroheni lehtë. Nëse një person ju provokon ju do të nxirrni anën tuaj më të errët. Korbi është gjithmonë një hap para konkurentëve.

# 6 Lakuriqi i natës

Ju keni një personalitet shumë të ndërlikuar. E shihni botën ndryshe nga të tjerët. Ju jeni unik dhe e kuptoni sa ndryshe jeni nga pjesa tjetër e botës.

# 7 Ujku i zi

Ju jeni të fuqishëm dhe e dini saktësisht se kur do të godisni! Jeni nje drejtues tufe dhe nuk i varni shpresat tuaja tek te tjeret. Ti e njeh fuqinë tënde dhe e kupton se veprimet e tua kanë pasoja të rënda. Megjithëse ju keni aftësinë për t’u  hedhur në sulm ne mënyrë të natyrshme. / Lexo.al

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: