Vjen lajm i keq nga shteti Italian, preken shqiptarët, tani vetem për 4 muaj mund të…

12091
1

Nëse deri tani parsonat azilkërkues mund të qëndronin në Itali deri në 2 vjet, deri sa të vendosej më pas për ta, tashmë kjo kohë do të shkurtohet në vetëm 4 muaj.

Shteti italian përshpejtoi afatin e procedurave për riatdhesimin e emigrantëve.

Ministri i Jashtëm dhe kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio, njoftoi të premten nënshtrimin e dekretit ndërministror mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme për emigrantët.

“Ky është vetëm hapi i parë i planit tonë të sigurt të riatdhesimit”, tha ai, duke përsëritur se masa “do të sjellë riatdhesimet në 13 vende brenda katër muajve nga dy vjet që ka qenë”.

13 vendet e listuara në programin e riatdhesimit janë Algjeria, Maroku, Tunizia, Shqipëria, Bosnja, Kepi i Gjelbër, Gana, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Senegali, Serbia dhe Ukraina.