A je ndare nga burri?! Rudina Dembacaj habit me deklaratën: Une i dua te gjithe..

1438
0

Prej kohësh në media po qarkullon lajmi se aktorja e humorit Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një vajzë.

Aktorja nuk ka folur kurrë publikisht për këto zëra, por ka refuzuar të flasë dhe pikërisht këtë ka bërë sërish tek emisioni “Soirée” Jonida Shehun në Top Channel.

Teksa ishin duke folur për temën se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina u pyet nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. Akorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.

Ndër të tjera aktorja tha se “sa të jetë më i mirë e dua sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerit në përgjithësi, e cila ngre më tej pikëpyetjet në lidhje me këtë situatë dhe nëse kjo fjali ka qenë me nënkuptim për Aleksin.

Gjithsesi këto ngelin në kuadrin e thashethemeve pasi asgjë nuk është konfirmuar apo mohuar nga çifti.