Hyrja ne Itali nga Shqipëria, MEPJ njofton informacionet e përditësuara

1815
0

Njoftim lidhur me kufizimet e shteteve në raport me regjimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian: https://bit.ly/3cSWrI9 Kujdes!

Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti dhe sipas çdo shteti.

Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/

Hyrja ne Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Schengen dhe familjarëve të tyre.

-Atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre.

-Ata që kanë një marrëdhënie afektive të qëndrueshme dhe të provuar (edhe pse jo bashkëjetues) me qytetarë italianë/BE/Shengen, me vendbanim të rregullt në Itali (me qëndrim prej një periudhe të gjatë kohore), të cilët duhet të mbërrijnë në banesat, vendbanimet ose vendqëndrimet e tyre.

Për informacione te mëtejshme lexoni linkun: https://bit.ly/3vHKtHT

Është i detyrueshëm tamponi PCR ose test antigjen me vlefshmëri 72 orë. Përjashtohen nga ky rregull:

-Udhëtarët tranzit në territorin italian me mjetin privat dhe nuk qëndrojnë më shumë se 36 orë.

-Fëmijët nën moshën 2 vjeç.

-Personat që kthehen nga Shqipëria, ku kanë udhëtuar për motive të dëshmuara pune për një periudhë qëndrimi jo më shumë se 5 ditë, për llogari të ndërmarrjeve dhe shoqërive që kanë zyrat qendrore apo dytësore në Itali.

-Nxënësit apo studentët që ndjekin kurse studimi në një shtet tjetër ndryshe nga ai i vendbanimit e që kthehen në vendbanime çdo ditë ose të paktën një herë në javë.

-Ekuipazhet e udhëtimit, punonjësit ndërkufitarë.

Është e detyrueshme të plotësohet formulari EU passenger locator form-PLF, i domosdoshëm për hyrjen në Itali duke nisur nga data 24 maj.

Për të mësuar më shumë: https://bit.ly/3hGrWsf/

Periudha e karantinës është 10 ditë, në fund të së cilës është e detyrueshme të kryhet test molekular ose antigjenik përmes tamponit.