“Në Maj priten shifra rekord” Sinoptikania Porja zbulon parashikimin e motit deri të dielën..

43831
0

Kjo javë që sapo ka nisur do të karakterizohet anomali të theksuara të motit.

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja në një intervistë për “Ora News” u shpreh se temperaturat gjatë kësaj jave do të jetë të luhatura me afro 5 gradë.

“Kjo pasi të mërkurën do të kemi një mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu që do të zgjasin deri të premten.

Më pas do të kemi një rikthim të motit të mirë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë të dielën.

Ndërkaq muaji maj do të shënojë dhe shifra rekord sa i përket temperaturave të larta me të cilat do të karakterizohet”, theksoi ndër të tjera, sinoptikania Lajda Porja.