U përplas nga makina në Itali, shqiptarja humb jetën në spital

5125
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 73-vjeçare shqiptare, e cila u godit nga një makinë të martën e 30 prillit në Corso Cavour në Kremona, ka humbur jetën në spital.

Mediet italiane shkruajnë se gruaja kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë.

Gjendja e saj dukej kritike dhe sapo mbërriti në spitalin Maggiore, mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru. Operacioni, të cilit iu nënshtrua pasi mbërriti në spital, nuk rezultoi i suksesshëm, pasi gruaja ndërroi jetë. 

Sipas rikonstruksioneve fillestare, e moshuara ndodhej në një vendkalim për këmbësorë kur u përplas nga makina.