Bonus 2022, jo vetëm assegno unico: 5 bonuse apo lehtesira për ata me një ISEE të ulët, detajet dhe te rejat e fundit

149
0

Për të ndalur pasojat e rënda ekonomike të pandemisë Covid dhe luftës në Ukrainë, qeveria italiane ka vendosur të ndajë 5 lehtesime të reja, të parashikuara për ata me ISEE të ulët. SkyTg24 raporton të gjitha detajet percjell shqiptari.net.

1) Bonus social: Palazzo Chigi ka rritur tavanin maksimal nga 8 në 12 mijë euro, për të mbështetur rreth 5.2 milionë familje. E reja është se do të njihet automatikisht, në bazë të të dhënave kompjuterike të ndara nga INPS, ndaj është thelbësore paraqitja e një aplikimi me vetëçertifikim.

2) Assegno unico universale: masë e dedikuar për prindërit me fëmijë në ngarkim, nga muaji i shtatë i shtatzënisë deri në moshën 21 vjeç.

3) Asilo nido: kjo është një rimbursim i të gjitha ose një pjesë të shpenzimeve për regjistrimin dhe tarifat mujore për kopshtet. Edhe këtu ndryshon sipas të ardhurave, por zbritja mujore mund të arrijë deri në 136 euro (sidomos për ata me më shumë fëmijë).

4) Bonus casa nën 36 vjeç: dedikuar të rinjve, të lindur pas vitit 1986, që duan të blejnë shtëpinë e tyre të parë. Por kujdes që vlen vetëm me ISEE më pak se 40 mijë euro dhe, njëkohësisht, vlera e pronës nuk duhet të kalojë 250 mijë euro.

5) Ndihma e psikologut: është përfshirë në shkurt në Dekretin Milleproroghe, i dobishëm për ata që kanë pasur probleme personale dhe/ose familjare në lidhje me situatën pandemike ose krizën ekonomike që po kalojmë./shqiptari.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.