Psikologët zbulojnë 10 të vërteta të hidhura që përcaktojnë nëse marrëdhënia juaj do të zgjasë apo jo…

Psikologët zbulojnë 10 të vërteta të hidhura që përcaktojnë nëse marrëdhënia juaj do të zgjasë apo jo…

Çdo marrëdhënie është në rrezik potencial dhe ne të gjithë do të dëshironim të kuptonim që në fillim se sa e fortë dhe e lumtur do të jetë ajo. Por është e pamundur të parashikohet kjo në fazat e hershme.

Megjithatë, ka shumë shenja që tregojnë se marrëdhënia e një çifti është harmonike dhe do të zgjasë një kohë të gjatë.

Gleb Tsipursky, Ph.D., është një bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që merret me propagandën e të menduarit racional dhe një qasje të mençur për të marrë vendime, i përshkroi ato.

Ja cilat janë këto shenja që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se sa do të zgjasë marrëdhënia juaj dhe nëse ia vlen të luftoni për to në situata kritike.

Sjelljet në situata stresuese

Ndonjëherë përballemi me situata të tilla që “na e rrotullojnë tokën nën këmbë”. Mund të jetë diçka e vogël dhe e parëndësishme ose një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme që kërkon një reagim të menjëhershëm.

Në cilëndo prej këtyre situatave, është e rëndësishme që ju dhe partneri juaj të plotësoni njëri-tjetrin.

Kjo do t’u ndihmojë të dyve për të shmangur veprimet e nxituara dhe reagimet tepër të ngadalta.

Për shembull, nëse jeni impulsiv dhe “eksploziv” në situata stresuese, një partner i qetë dhe i balancuar do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura në vend që të dilni në përfundime të menjëhershme dhe të pasakta, ndërkohë që jeni të përfshirë nga emocionet.

Mënyrat e ndryshme të të menduarit

Ju dhe partneri juaj jeni të dy individë të rritur dhe të pavarur, secili prej jush ka mendimet, preferencat dhe pikëpamjet e tij.

Këto pikëpamje mund të jenë të ngjashme ose plotësisht të ndryshme. Është e rëndësishme që ju të kuptoni se mendimet dhe ndjenjat e partnerit tuaj nuk janë identike me tuajat.

Asnjëherë mos merrni vendime për të dy dhe mos pretendoni se thjesht mund t’ia lexoni mendjen e partnerit tuaj.

Është Gabim! Pyetja dhe marrja e përgjigjeve është çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme dhe harmonike.

Kërkesat

Kjo pikë vijon nga ajo e mëparshme. Mos prisni që partneri juaj të fillojë të lexojë mendimet tuaja.

Jini të hapur dhe të sinqertë me të dashurit tuaj dhe ndani ndjenjat dhe shqetësimet tuaja me ta.

Për shembull, nëse doni të përqafoni dikë, tregoni atij në vend që të prisni që ai të mendojë se çfarë doni. Por mbani në mend se ju jeni përgjegjës vetëm për të shprehur kërkesën tuaj ose atë çfarë dëshironi.

Partneri juaj mund të veprojë sipas vullnetit të tij, duke marrë parasysh nevojat dhe dëshirat e tij.

Hapësira personale

Nëse gjithmonë e kaloni kohën tuaj së bashku, atëherë të gjitha aktivitetet e përbashkëta përfundimisht do të bëhen rutinë dhe partneri juaj do të bëhet pjesë e kësaj rutine.

Ju duhet të inkurajoni njëri-tjetrin për të zhvilluar hobi dhe për të gjetur pikat e kontaktit në to.

Rezervoni 1-2 ditë në javë kur mund të bëni diçka të pazakontë dhe interesante së bashku. Ekspertët erdhën në përfundimin se kujtimet e lumtura që krijoni me partnerin tuaj ndihmojnë për të mbajtur një marrëdhënie të fortë.

Planet për jetën

Qëllimet, dëshirat dhe aspiratat tuaja në jetë nuk duhet të jenë identike. Megjithatë, do të ishte mirë nëse përkufizimi dhe kuptimi i suksesit të partnerit tuaj do të ishte një kënaqësi edhe për ju.

Nëse planifikoni të keni një karrierë tuajën deri sa të jeni 40 vjeç, por partneri juaj ëndërron të ketë 3 fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë padyshim që do të keni shumë debate në jetën tuaj familjare.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të diskutuar prioritetet e jetës tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Mardhënia me miqtë

Miqtë janë një pjesë e rëndësishme e jetës së çdo personi dhe refuzimi i tyre do të thotë të humbësh diçka jetësore.

Kjo është arsyeja pse një partner i dashur gjithmonë do t’i trajtojë miqtë tuaj me respekt, edhe nëse nuk u pëlqen shumë.

Ky lloj i sjelljes është një tregues i pjekurisë dhe kujdesit për një person të dashur.

Mardhënia me familjarët

Familjarët janë ndoshta një pjesë edhe më e rëndësishme e jetës sonë se sa miqtë tanë. Kjo është arsyeja pse marrëdhëniet e mira me familjen e partnerit tuaj janë çelësi për një marrëdhënie të mirë midis të dyve juve.

Nëse vazhdimisht grindeni me prindërit e bashkëshortes ose bashkëshortit tuaj, kjo gjë do të bëhet arsye për konflikte mes jush dhe partnerit tuaj.

Konfliktet “e shëndetshme”

Duke folur për grindjet, konfliktet “e shëndetshme” mund të jenë pjesë e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Nëse jeni duke takuar dikë dhe keni plane për të mos u grindur kurrë, ka të ngjarë që debati i parë të shkojë nga bashkim në një shpërbërje.

Në vend të kësaj, përpiquni të kuptoni strategjitë që ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe diskutoni me partnerin tuaj.

Festimi i sukseseve

Nuk ka asgjë më të keqe se të jetosh me një person i cili i zvogëlon arritjet tuaja dhe nuk do t’ia dijë fare për suksesin tuaj.

Në çifte harmonike dhe të lumtura, partnerët ndjehen të lumtur për sukseset e njëri-tjetrit dhe frymëzojnë njëri-tjetrin për të arritur qëllime të reja në jetë.

Kompromiset

Mos harroni të bëni kompromise.

Nëse bini dakord me të dashurit tuaj në gjëra të vogla (dhe anasjelltas), atëherë do të keni shumë konflikte përballë dhe një ndarje mund të jetë rezultati i pritshëm.

/konica.al/

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: