Mos numeroni mosarritjet e fëmijës, Lira Gjika ka nje keshille per te gjithe prinderit: Nese doni qe femijet tuaj te jene te vlefshem dhe te dobishem, duhet te..

1013
0


Të rriturit prane fëmijës (prinderit gjysherit apo mesuesit), të mos “numerojnë” ato që fëmija nuk di apo bën “gabim”, pasi është e vërtetë që ato janë më shumë se ato, që mëson.

Të rriturit duhet të përpiqen të venë në dukje arritjet e fëmijës dhe gjërat e reja, që mëson çdo ditë. Vetëm kështu do të jenë të vlefshëm dhe të dobishëm, përndryshe do të jenë një pengesë më shumë në rrugën e vështirë të rritjes së fëmijës.

Nëse të rriturit do të numeronin mosarritjet e tyre, siç bëjnë me fëmijët, nuk do të kishin kurajon të shikonin njeri në sy. Prindër, mësues bëhuni mbështetës të fëmijës dhe jo pengesa për ta. Besoj që dhe ju vetë, ashtu dëshironi të jeni, mbështetje për fëmijën. Lira Gjika.