Pediatrja e njohur na habiti te gjitheve: Vjehrra e vërtetë nuk ia thote kurre kete fjale nuses se saj

11142
1

Mjekja e njohur pediatre ka postuar ne profilin e saj ne rrjetet sociale nje keshille per vjerrat apo gjyshet se si duhet te sillen me nipat dhe mbesat e tyre si dhe me nuset e tyre. Cili eshte roli dhe detyra e gjyshes sipas saj

Nga Lira Gjika/ Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.

Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.

Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dëmtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do përkujdesem un. Kjo mënyrë është vetëm e dë.msh.me, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re.

Fëmija do të rritet nga nëna e tij, sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe be.simi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak prob.le.ma.tike në të ardhmen.

Nëna e re do të humbasë kohën e çmuar, pasi fëmija nuk ka kohë të humbë kur vjen në këtë jetë. Duhet të ndërtojë marrëdhënien me nënën, për të ndërtuar sigurinë e besimin, por nëna e re nuk është gati, sepse është e tre.m.bur.

Këtu duhet ndihma e gjyshes, të mos e lerë vetëm nënën e re dhe ta inkurajojë. Të nxitë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij së bashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes, dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës.

1 COMMENT

  1. Bravo per fjalët e vërtetë e kam ne esperienz .. Mua ma shkatërroj jetën vet vjetra. Kam dy fëmij dhe po ia rris vet. Me vajz që është më e madhe nuk kam mirëkuptim nuk më respekton nuk ka besim në mua nuk më bindet për as gjë as për detyrat e shkollës duhet tishte ti them shpesh herë për të arritur në një qëllim të mirë. . Mbasi I kam folur 20 duhet të bërtas dhe bindet kjo për të gjitha për lar dhëmbët për të shkur në krevat sepse ka një zgjim të vështirë në mëngjes. . Nga momenti in par herën e parë që vajza ime ka ngrënë ja ka dhe ajo un ishte jepja veç gji .. dhe ju betohen se kur e kisha lënë vetëm me vjerren vajzen e kisha gjë duke ber gjoja sikur i jepte gji dhe me gjirin të zbuluar … ajo kishte një motër pa fëmij madje me kish thënë se bëja një vepër të mirë se ja jepia motrës së saj ..ndonse un isha e re dhe mund ta bëja prap .. kur vajza filloj të rritej ajo e mësonte të më thoshte (më hapa M…n) e jo vec këte por shumë të tjera….. në atë kohë kuptova se problemi ishte serioz dhe se duhet të merrja masa për mbrojtjen e familjes sime. .. nuk kisha krijuar probleme sepse ishte një familje e shkatërruar kishin probleme në shtëpi… ziheshin shpesh nene e bij e (kunata ime ). .. normale që dhe unë isha gjendur shumë herë në problemet e tyre. . Jetonim bashku. .. djali im është shumë më i qetë .. por vuan sjelljen e dhunshme të së motrës … ime bij ka 13 vjec dhe kep urdhra dhe në mua. .. nuk është rritur mirë ka vuajtur braktisjen e te atit. .. dhe ka ndihmuar në rritjen e të vëllait. . Më do jep koken për mua … por ka momente që qan dhe më kërkon falje ……shpesh lodhet nga te gjithë . .. jetojmë në Itali dhe këtu ka shumë diferencë jeta ..shoqet e saj bëjnë një jetë ndryshe nga e saja . Ajo unë rrit ne drama kur ishte e vogël në bërtitmat e tyre (gjyshes dhe hallës )në kthetrat e gjyshes dhe në lotët e mi shpesh herë dhe klithma për shpëtim. … ju këshilloj për të parandaluar e ndryshuar injorance e shqiptarëve bëj më shpesh këto mesazhe DOKTORESH …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.