Krijime plotë pasion dhe suksese, ja cila është e dashura që frymëzon Ermal Metën…

Krijime plotë pasion dhe suksese, ja cila është e dashura që frymëzon Ermal Metën…

Tashmë Ermal Meta është bërë një yll ndërkombëtar, ku thuajse të gjithë kanë filluar të pyesin për djaloshin shqiptar, që ja doli mban të triumfojë në “Sanremo” edhe pas akuzave për kopjimin e teksit të këngës.

Ashtu siç funksionon bota e showbizz-it pothuajse janë të gjithë kuriozë të dinë nëse kanë partnerë yjet e rinj dhe normalisht që edhe për Ermalin mund të jenë bërë pyetjet të kësaj kategorie.

Historia e dashurisë së Ermal Metës është goxha e gjatë dhe daton 8 vjet më parë dhe këto detaje janë zbuluar pikërisht që vitin e kaluar kur këngëtari shqiptar arriti në vendin e tretë në “Sanremo”.

Frymëzimi i një triumfuesi si Ermal Meta vjen mesa duket nga lidhja e dashurisë që ai ka me spikeren italiane Silvia Notargiacomo.

Në një intervistë për CHI, Ermali shprehet: “ Dashuria në jetën time ka një rol thelbësor. E dua dhe e mbroj dashurinë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth dashurisë. Është pak si puna e diellit, nëse nuk është nuk do të thotë se nuk ekziston, vetëm se nuk ndodhet aty në atë moment. Kaq. Doni të dini se si është zemra ime? Le të themi se është e ushqyer mirë”.

Silvia Notargiacomo, zëri i famshëm i televizionit italian Rtl dhe Radio Zeta, është e fejuara e Ermalit që tashmë prej tetë vitesh.

Ata bashkëjetojnë dhe dje, pas suksesit të Sanremos, Silvia ka vendosur ti dedikoj disa rreshta Ermalit për triumfin në “Sanremo”.

Ja lumturia, janë të gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, përkëdhelur, dashuruar dhe që i ke sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, shkruan Silvia në postimin e saj në Instagram.

Comments

comments

Related Post