Shpërthen artisti njohur: “Zoti i paftë politikanët dhe fëmijët e tyre që na pinë gjakun”

543
0

Artistët shpërthejnë kundër klasës politike, nisur nga projektligji por dhe vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Në një konferencë për shtyp, aktorët e Teatrit kanë lëshuar akuza të forta ndaj ministres Kumbaro. Ata kërkojnë takim me Ministre, por kjo thanë ata nuk do të ndodhë në zyrën e Kumbaros por në ambientet e Teatrit. Ata lajmërojnë se presin dialog me Ministren e Kulturës ditën e mërkurë në orën 16:00.

Altin Basha:
“Të mërkurën në orën 4 presim Ministren këtu dhe jo në zyrën e saj. Le të vijë ajo këtu dhe të flasim për gjithçka. Kam një thirrje dhe për kolegët e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme të jeni me ne. Jeni faktor bazë për ndryshimet në ligj. Ligji bëhen për artistët e nuk mund të jenë artistët të përjashtuar nga ky diskutim”.
Por aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu, ishte ai që ka lëshuar akuza të forta ndaj politikanëve shqiptarë.

Bujar Asqeriu:
“Artisti i mirënjohur Bujar Lako jeton në një dhomë 50 metra katror ndërsa politikanët jetojnë në vila 5 milion euro.
Udhëheqin hajdutët, prandaj nuk jepen lek për artistët. Prandaj ne na fusin në vrimën e miun. Sepse hajdutët nuk lënë lek, ata marrin gjithçka. Politikanët mendojnë vetëm sa do të fitojnë dhe ku do të bëjnë qef. Nuk lënë lek në këtë vend, marrin edhe 100 lek qe jepen për letra apo për stilolapsa. Kjo është administrata jonë.
Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre. Se kanë vjedhur gjakun e shqiptarëve. E kuptoi se ata nuk do pyesin për ne. Më falni për tonin por nuk mund ta pranoi më këtë situatë. Në gjithë qytetet shqiptare ka burgje, më thoni sa teatro ka. Gjithë rinia shqiptare është në burgje. Kjo është e tmerrshme”