Amerika ofron mundësi për të rinjtë shqiptarë – Hapen aplikimet për programin YTILI

Amerika ofron mundësi për të rinjtë shqiptarë – Hapen aplikimet për programin YTILI

Amerika ofron mundësi të tjera për të rinjtë shqiptarë – Hapen aplikimet për programin YTILI

Sipërmarrësit e rinj shqiptarë kanë një mundësi për të shtuar eksperiencën e tyre profesionale falë një programi që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

70 të rinj nga Europa do të përzgjidhen nga “YTILI”, Iniciativa për Liderët e rinj inovatorë transatlantikë, mbështetur nga Fondi gjerman marshall për Shtetet e Bashkuara.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 2 Mars, ndërsa gjatë muajit Prill do të nisë edhe programi, i cili përmbyllet në Dhjetor. Së bashku, 70 të përzgjedhurit do të udhëtojnë për të krijuar eksperienca në SHBA gjatë muajit tetor. Kjo eksperiencë 10-dite do të pasurohet me këshillat e ekspertëve të biznesit, qeverisë dhe organizatave jofitimprurëse.

Në fund të programit, të rinjtë do të kenë pasuruar aftësitë e tyre sipërmarrëse, duke fituar aftësi të reja dhe duke krijuar lidhje me mentorë, ekspertë dhe kolegë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Për të mësuar më tepër dhe për të aplikuar për këtë program, kliko këtu.

SCAN

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: