Lorik Cana tregon kushtin që i vuri Gruas së tij italiane

1757
0

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, duket se e ka mjaft të theksuar ndjenjën e patriotizmit dhe këtë gjë e ka treguar shumë herë.

I ftuar te “Rudina” në Klan para disa kohesh, ai foli më shumë për martesën me të shoqen italiane Monika.

Loriku tregon se i kishte vënë kusht Monikës që të mësonte gjuhën shqipe.

Ai tha se ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyejë zinxhirin e traditës, atë të gjuhës.

“Sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën”, u shpreh Loriku.