Shqiptari që duket si francez mohon origjinën nga frika e deportimit: S’dua t’ia di më për Shqipërinë!

535
0

Familja Lekaj e la Shqipërinë në vitin 2014 dhe emigruan drejt Francës. Ata u shpërngulën në Vitre, provincë në Ren dhe kanë 4 vite e gjysmë që jetojnë aty.

Ata u kërcënuan me ekspuls disa muaj më parë, por në mbrojtje i erdhën qytetarë nga e gjithë zona, përfshirë këtu edhe shokës të shkollës së djalit të madh të familjes të quajtur Samuel.

Familja jetonte në një banesë me qira, të cilën e paguante rreth 300 euro në muaj.

Safet Lekaj, kryefamiljari kishte lidhur një kontratë me Shoqatën Sharing Benefit në Vitre, ndërsa Minela bashkëshortja e tij punonte si sanitare.

Samueli, 17 vjeç është një student i shkëlqyer, zëvendëspresident i shkollës ku studion dhe senator klase. Gjithashtu vëllai i tij 15-vjeçar Semiri është student me nota shumë të mira.

Shkaku pse u organizuan protesta të shumta në mbrojtje të tyre ishte integrimi perfekt i familjes me shtetin francez. Qytetarët francezë dolën në mbrojtje të familjes shqiptare me parulla në duar “emigrimi nuk është krim”.

Një video e Samuelit po qarkullon bujshëm në mediat franceze, ku ai deklaron se e ka harruar shqipen dhe vendin e tij duke e cilësuar si vend të humbur.

Një ndjekës i JOQ është shprehur në këtë formë për deklaratat e të riut:
Psh joq postoje pak të lutem kte link që po të dërgoj!! Ky është një çun shqiptar jeton në France dhe në këtë intervistë ai thot që s’dua të di më për Shqipërinë është vend i humbur kam harruar edhe gjuhën shqiptare… të hedhësh poshtë vendlindjen ta shkelësh me këmbë vendin tënd gjuhën për letrat franceze me duket absurde!!!😠😡”