Jeta përrallore e djemve të Tom Doshit, trashëgimtarë të një “perandorie” miliardash (Foto)

1150
0

Fëmijët e politikanëve shqiptarë janë përgjithësisht më të pikasurit në rrjete sociale për shkak të jetës luksoze dhe makinave të shtrenjta.

Edhe pse nuk janë bërë shpesh pjesë e mediave, djemtë e deputetit Tom Doshi e reklamojnë në Instagram jetën e tyre si në përralla.

James dhe Marcos tregojnë hapur pasionin për makinat e shtrenjta dhe duket se makinat të gjtihë mbi 50 mijë euro, nuk janë të pakta në numër.

Përvec të tjerave duket edhe pasioni i tyre edhe për jetën e natës dhe udhëtimet në vende ku cmimi është vërtet stratosferik.

Të rinjtë janë trashëgimtarë të hoteleve më luksoze në Tiranë dhe “Coloseut” në Shkodër ku thuhet se dhe materialet i kanë sjellë nga Austria.

Përsa i përket vilës madhështore në lagjen “Vorri i Bomit” në kryeqytet, është një parajsë më vete.

/albeu.com/