Fshati shqiptar me vila ku asnjë nuk dëshiron të jetojë

1810
0

Ai jihet si një nga zonat më të preferuara të turistëve gjatë stinës së verës, por aspak e tillë për banorët vendas. Që përpara vendosjes së sistemit komunist, Karpeni në Kavajë njihet si një nga zonat më të preferuara të turistëve gjatë stinës së verës, por aspak e tillë për banorët vendas. Që përpara vendosjes së sistemit komunist ky fshat buzë detit është lakmuar nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë vendosur këtu duke krijuar edhe atë që njihet si “Karpeni emigrant”. Emër ky, që merr një kuptim real duke konsideruar braktisjen masive që i është bërë fshatit nga ata që zgjodhën për të jetuar në anën tjetër të Adriatikut.

Sot në Karpen rrallë mund të ndeshësh në rrugë fëmijë apo të rinj. Në të paktat kafene të hapura mund të takosh vetëm pensionistë, të vetmit që kanë mbetur në këtë fshat.

Të rinjtë kthehen në fshat vetëm për të takuar prindërit, apo për të përfunduar ndërtimet e mbetura përgjysmë.

Përballë shtëpive karakteristike të fshatit qëndrojnë sot vilat e reja disakatëshe të ndërtuara me paratë e siguruara nga puna në emigracion. Këto ndërtesa nuk i shpëtojnë aspak syrit për arkitekturën e veçantë dhe me shërbime luksi madje, por me një të përbashkët, braktisjen.

Aktualisht në Itali janë regjistruar 1 500 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë emigruar për shkak të kushteve ekonomike. Kjo po ndodh edhe me të vegjlit e Karpenit.

Përves braktisjes nga të zotët e shtëpisë, vilat tashmë po përballen me grabitjet.

Megjithatë Karpeni nuk është i vetmi fshat në zonën që po përballet me braktisjen.

Arratisja masive e shqiptarëve për t’i shpëtuar varfërisë, nisi 28 vjet më parë, me anijet e famshme që u bënë lajm në të gjithë botën, për të mos u ndalur kurrë.

ky fshat buzë detit është lakmuar nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë vendosur këtu duke krijuar edhe atë që njihet si “Karpeni emigrant”. Emër ky, që merr një kuptim real duke konsideruar braktisjen masive që i është bërë fshatit nga ata që zgjodhën për të jetuar në anën tjetër të Adriatikut.