Humbën prindërit, historia e 4 vëllezërve jetimë të zhytur në mjerim që luten për ndihmë (Video)

1128
0

Para 3 vitesh, Xhorxhino, Marjo, Mateo dhe Xhulio humbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë humbën dhe babain.

Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç. Tashmë ai është amanet tek tre vëllezërit me të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.

Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashgimia nga babai.

Soba me dru dhe një divan i falur nga fshati, janë ngushëllimi për të ftohtin e këtyre ditëve dimri.

Dollapi i bukës është bosh dhe të vegjëlit jetojnë veç me vaktet që u çojnë banorët e zonës.

Ata nuk i fshehin lotët para kamerës së Ora News që bën me dije ndërkaq se rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë.