Një njeri i pasur e mori birin e tij për ti treguar se ç`ishte varfëria dhe ja çfarë ndodhi!

Një njeri i pasur e mori birin e tij për ti treguar se ç`ishte varfëria dhe ja çfarë ndodhi!

Një njeri i pasur mori djalin e tij në një udhëtim në fshat për t’i treguar atij se ceshte varferia. Ata kaluan disa ditë në fermë me një familje shumë të varfër.

Kur u pyetën se çfarë mësoi nga udhëtimi, djali u përgjigj:
“Pashë që ne kemi një qen dhe ata kishin katër. Ne kemi një pishinë që arrin në mes të kopshtit tonë dhe ata kanë një perrua që nuk ka fund. Ne kemi fenerë në kopshtin tonë dhe ata kanë yjet gjatë natës.
Ne kemi një pjesë të vogël toke për të jetuar ndersa ata kanë fusha që shkojnë përtej syve tane. Ne kemi shërbëtorë që na shërbejnë, por ata u shërbejnë të tjerëve.Ne kemi mure rreth pronës sonë për të na mbrojtur,ata kanë miq për t’i mbrojtur ata. “Babai i djalit u befasua nga kjo përgjigje! Më pas, biri shtoi: “Më tregoi sa të varfër jemi.”

Shpesh harrojmë atë që kemi dhe përqendrohemi në gjërat që nuk i kemi.
Jam mirënjohës për atë që kam, jo xheloz për atë që nuk kam.
Kur unë jam plotësisht i vetëdijshëm për mënyrën se si vendimi im prek njerëz të tjerë, unë jam më mirë të bëj ato që janë të mira për familjen time, komunitetin tim, vendin tim dhe madje edhe planetin tonë. Ndonjëherë është një perspektivë e fëmijëve që na kujton se çfarë ka rëndësi të vërtetë.

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: