Dikur fitonte miliona, por tani jeton me asistencë sociale. Futbollisti i njohur: “Ndonjëherë më mbeten vetëm 2 euro…”

5407
0

Eike Immel, një ish-portier gjerman 63-vjeçar, i cili ka luajtur për klube si Borussia Dortmund, Stuttgart dhe Manchester City, është një shembull tjetër se çfarë mund t’i bëjë karrierës së një futbollisti profesionist pas një jete të tepruar, pa ndonjë planifikim financiar.

Ish-lojtari fitoi shumë miliona gjatë periudhës kur luajti futboll, ai i vari këpucët në 1997, por tani ai është pothuajse pa para.

“Jetoj me 1.136 euro në muaj nga përfitimet sociale. Më pas, më duhet të paguaj 573 euro për qiranë e shtëpisë, kam vetëm 562 euro për shpenzimet e tjera. Është një luftë e vërtetë për të arritur deri në fund të muajit. Ndonjëherë, mua më kanë mbetur vetëm 2 euro…”, ka thënë ish-ndërkombëtari gjerman për ‘Stat 1’.

Immel jeton në Stadtallendorf, vendlindja e tij. “Më ofruan të gjitha orenditë në banesë dhe një mik që ka restorant, më lë të ha atje pa paguar”,- shtoi ai.

Ish-futbollisti, i cili shpalli falimentimin në vitin 2008, nuk resht së menduari se mund t’i kishte bërë gjërat ndryshe: “Paratë nuk më shqetësonin në të kaluarën. Doja vetëm ta jetoja jetën. Ndonjëherë fatura ime celulari shkonte në 10 mijë euro në muaj…

Një Krishtlindje shpenzova 26 mijë euro të tjera për të dashurën time, pagova një milion euro për një shtëpi, por nga një moment në tjetrin, u shfaqën përmbaruesit. Tatimorët i kërkuan të paguante 935 mijë euro, të cilat nuk kishte mundur t’i paguante.

“Bëra gjëra që çdo njeri normal do të thoshte se nuk ishin të drejta. Nuk mendoja për të ardhmen. Menaxhimi i parave nuk është një nga pikat e mia të forta…”,- ka pranuar ish-portieri gjerman.