Ky është 19 vjeçari, ish nxënës i shkolles, autor i masakrës në Florida

Ky është 19 vjeçari, ish nxënës i shkolles, autor i masakrës në Florida

Së paku 17 vetë kanë mbetur të vdekur pasi një 19-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland, Florida.

Si autor i kësaj ngjarjeje është Nikolas Cruz, një ish-nxënës i kësaj shkolle, i cili ishte pezulluar më parë nga kjo shkollë.

Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën.

Ai u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.

Është sulmi më vdekjeprurës në shkollë në SHBA pasi 26 persona u vranë në shkollën Connecticut Sandy Hook në vitin 2012.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: