Është një aktor, regjisor, këngëtar kinez. Ka lindur në Hong Kong.
Në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi), ndërsa karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në ShBA.
Pra fjala është për legjendën e aktrimit që njohim ne Jackie Chan. Prindërit e kishin shitur tek një e moshuar për 26 dollarë (në euro 22.40). Mësuesi në një rast në shkollë ia kishte thyer hundën me shkop, por pikërisht në atë shkollë ai kishte fituar njohuritë bazë për akrobatikë, artet luftarake dhe teknikat e aktrimit, shkruan Gazeta Metro
Në fëmijëri Xheki u vendos në Insitutin Kërkimor të Operas së Pekinit, një shkollë me një disiplinë të hekurt.
Për një periudhë të gjatë ai studioi artet marciale, muzik dhe të tjera disiplina të cilat do e ndihmonin në të ardhmen.
Shpesh gjatë interpretimit të filmave, Jackie Can është dëmtuar seriozisht në skenë duke pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe duke përfunduar në koma.
Xheki e vazhdoi karrierën e tij kinematografike edhe në ShBA me filmat The Cannonball Run në vitin 1980, Mbrojtësi etj. Megjithatë ai do të fitonte famë jashtë Azisë vetëm mbas filmit Super Polici i vitit 1985. Filmi i vitit 1995, Tërmet në Bronks do i jepte atij famë të mëtejshme në Amerikën e Veriut e më gjerë.