Zbulohet mashtrimi i madh i lotarive, pas kësaj videoje ju nuk do luani më loto (Video)

1392
0

Lojtarët e një lotarie kanë thënë se kanë vërejtur një detaj, sa interesant po aq edhe shqetësues gjatë një transmetimi televiziv të një lotarie.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa përdorues të rrjeteve sociale të cilët kanë thënë se kanë mbetur të tronditur kur në një top gjendeshin dy numra të ndryshëm.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një top në të cilin, përveç numrit 38 gjendej i shtypur edhe numri 33.

Kur topi u zbulua gjatë xhirimit të Lotto Plus 1 të Irlandës të shtunën në mbrëmje, shikuesit ishin të shpejtë për ta vërejtur atë dhe pyetën nëse ajo ishte një “mashtrim”.
Por organizatorët sot i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe thjesht thanë se ishte një ‘iluzion’ i shkaktuar nga një “reflektim i shkurtër i dritës”.