E padëgjuar/ Gjendet kokainë brenda arkave me banane në disa supermarkete

1610
0

Arka të grumbulluara me kokainë që mund të vlejnë miliona janë gjetur në kutitë e paketimit të bananeve në disa supermarkete gjermane, përfshirë Lidl.

Punonjësit në dyqanet me zbritje në Berlin bënë zbulimin befasues më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa po shpaketonin arkat e fundit, që mendohej se ishin mbushur me fruta. Gjetja shkaktoi një operacion të madh policor me oficerë që u panë të armatosur me automatikë duke zënë pozicione para degëve për të ruajtur kontrabandën.

Kuptohet se të paktën katër dyqane u zbuluan se kishin sasi sekrete të kokainës, megjithëse numri i saktë i gjetur nuk është bërë publik. Një degë e Lidl në Schönefeld dhe një në Marienfelde, të dyja në periferi të kryeqytetit gjerman, u mblodhën nga policia. Një zëdhënës i Lidle tha për The Mirror: “Ne nuk mund të japim asnjë informacion në lidhje me procedurat në vazhdim. Lidl në Gjermani është në kontakt me autoritetet përkatëse në lidhje me incidentin.”