Skip to content

Ndërron jetë 43-vjeçari shqiptar në Itali, kalimtarët e gjetën të shtrirë në rrugë me..

    Një 43-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pasditen e 6 majit në Largo Leonardo da Vinci, në lagjen San Paolo.

    Alarmi për vdekjen e 43-vjeçarit është ngritur rreth orës 17:30 nga disa kalimtarë të rastit të cilët e kanë gjetur atë të shtrirë në asfalt me ​​njolla gjaku.

    43-vjeçari, shtetas shqiptar, kishte marrë një dëmtim në kokë, që me shumë mundësi, sipas autoriteteve, është shkaktuar nga përplasja në tokë.

    Më tej mediat italiane bëjnë me dije se burri i shtrirë në një stol ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.