Tragjedia në Shkodër, gjendet dhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar

54
0

Një ngjarje tragjike tronditi Shkodrën ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura në lumin Buna duke u vetëmbytur.

Raportohet se ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë edhe i fëmijës së tretë, djalit 3-vjeçar. Bëhet e ditur se pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Kujtojmë se të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit. Ditën e djeshme polumbarët kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë, vajzës 8-vjeçare.