“Do t’i çoj në SPAK me dorën time “/ Rama paralajmëron socialistët: Ja kush na turpëron…

1514
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se shumë shpejt në SPAK, do të ketë kallëzime për kryetar bashkish të zgjedhur nga PS.
Kreu i qeverise nuk dha detaje per emrat konkrete, por tha se ata janë kapur ne flagrance nga Njësia Anti-korrupsion. 

“Shumë shpejt do keni kallëzime për figura të PS nga Njësia Antikorrupsion. Ka kryetar bashkish që kanë turpëruar Partinë Socialiste. Së shpejti do t’i keni në SPAK, do t’i coj me doren time”, u shpreh Rama, i cili kërkoi gjithashtu që SPAK të hetojë Sali Berishën e shpallur non grata nga Amerika.