Trump kërcënon vendet që kundërshtojnë vendimet e tij ne OKB

Trump kërcënon vendet që kundërshtojnë vendimet e tij ne OKB

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërprejë ndihmat financiare për vendet që planifikojnë të votojnë kundër Shteteve të Bashkuara në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për të kundërshtuar vendimin e Uashingtonit rreth njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Të gjitha këto kombe që marrin paratë tona dhe më pas votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit, potencialisht më vonë mund të votojnë kundër nesh edhe në asamble”, ka thënë Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata marrin miliona dollarë, ndoshta edhe miliarda dhe më pas votojnë kundër nesh”.

“Le të votojnë kundër nesh. Do të kursejmë shumë para. Nuk na intereson”, ka shtuar ai.

Asambleja e Përgjithshme pritet të mbajë një mbledhje emergjente gjatë ditës së sotme, pas kërkesës së shteteve arabe dhe atyre myslimane lidhur me vendimin e Trumpit për Jerusalemin.

I dërguari i Autoritetit Palestinez në OKB, Riyad Mansur, ka thënë se 193 vende do të votojnë për rezolutën, duke i kërkuar presidentit Trump ta tërheqë njohjen.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka paralajmëruar përmes një postimi në Twitter, se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë mend se kush do të votojë kundër, duke thënë se ai ishte vendimi i popullit amerikan për Jerusalemin.

“Më 21 dhjetor do të votohet për të kritikuar zgjedhjen tonë. Shtetet e Bashkuara do të mbajnë shënim për këtë”, ka thënë ajo.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytetin e tyre në të ardhmen.

Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor duke e deklaruar si kryeqytet, një hap që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./REL

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: