“Bën ftohtë ngaqë janë plakat?” Legjenda e “Plakave të Prillit”

“Bën ftohtë ngaqë janë plakat?” Legjenda e “Plakave të Prillit”

Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit alla Turka, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me “mitin e plakave”.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme nga disa, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”. Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.

Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë, sipas kesaj legjende ne Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë.

Por ajo qe mendojme eshte se kjo mbetet thjesht legjende shqiptare dhe ne asnje menyre nuk mund te shpjegoje fenomenin e motit.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: