Babai i tre femijëve: Në mbrëmje merr pjesë në aktivitet partiak, të nesërmen hiqet nga puna..

Babai i tre femijëve: Në mbrëmje merr pjesë në aktivitet partiak, të nesërmen hiqet nga puna..

Dashmir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë, denoncon heqjen nga puna pa asnjë motiv, por sipas tij, vetëm për arsye politike. Ai thotë se njoftimi për shkarkimin i erdhi pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së, në njësinë numër 11-të.

Cara tregon se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve është me probleme shëndetësore dhe paga e tij si dezinfektor është e ardhura e vetme me të cilën mbahet familja.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikon me drejtorin Dritan Ulqinaku për t’i kërkuar shpjegime, por drejtori nëpër dhëmbë i përmend performancën në punë.

Në një ballafaqim të punonjësit me drejtorin, e cila arrin të filmohet, ky i fundit, pasi dyshon se mund të jetë duke u përgjuar, e këshillon të hedhë në gjyq ministrinë sepse shkarkimi është bërë me urdhër.

Dashmir Cara ftohet në studion e emisionit “Stop” dhe tregon se çfarë i tha drejtori në bisedën konfidenciale. Ai betohet mbi “statutin e Stop” se nëse kthehet në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake.

Emisioni “Stop” kujtoi skandalin e ish – ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili shkarkoi vartësin, Çlirim Hajdarmatajn vetëm se nuk shkoi në mbledhjen e partisë, duke i “uruar” madje suksese në jetë. Çështja e Dashmir Carës është mjaft e ngjashme me atë të Çlirimit.

“Unë iu drejtova emisionit ‘Stop’ sepse prej 3 vitesh kam qenë në punë te Drejtoria e Shëndetit Publik dhe mbrëmë, rreth orës 16:20, më njoftojnë që isha i pushuar nga puna. Më përpara kam qenë pjesë e një bindjeje partiake, kam qenë koordinator i LSI-së në një zonë në Paskuqan.

Mendoj se ma kanë bërë për punë bindjesh se nuk ka arsye. Unë në profil kam qenë dezinfektor, kam bërë edhe punë të tjera si mirëmbajtje sepse jam nevojtar.

Kemi 3 fëmijë në shtëpi, mbi të gjitha kam edhe një invalid me paralizë cerebrale spastike. Aktualisht asnjë nuk punon, vetëm djali merr ndihmën e invaliditetit. Para një jave kam patur një takim me strukturat e LSI-së, jo në zonën time, në zonën 11 dhe aty mesa duket më ka kapur kamera.

Gjersa këta s’kanë lënë asnjë lloj arsye për shkarkim, unë jam shumë i bindur që kjo është bërë politike. Ka kaq kohë që ka largime, jo masivisht, por mbrëmë është bërë batërdia, kanë shkarkuar 5 a 6 veta pa motivacion fare.

Nëqoftëse ata janë prindër dhe e kuptojnë ç’do të thotë prind, të më rikthejnë në punë, aty ku kam qenë. Nuk dua gjë tjetër dhe i premtoj që nuk do më shohin në asnjë parti se nuk më shkon më mendja për parti se po bëhet fjalë për bukë. Nuk bëhet fjalë për drejtor apo shef administrate, unë kam qenë nëpunësi më i ulët. Po të pyesësh te puna jonë, dezinfektuesi është niveli më i ulët i punës”.

Dashmiri tregoi në studion e emisionit “Stop” që ka marrë pjesë në aktivitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 21 Janar, që ka qenë ditë e diel, në orën 18:30.

Gazetarja komunikoi me Drejtorin e ASHR-së, Dritan Ulqinaku për shkarkimin e Dashmirit nga puna pa asnjë motiv dhe nëse kjo ka ardhur si pasojë e bindjeve të tij politike.

“Absolutisht jo! Motivi ka qenë performanca në punë. Janë disa shkelje që janë flagrante. Ky person di që ka marrë vërejtje edhe më përpara, ka edhe shkelje flagrante”.

Denoncuesi u ballafaqua me drejtorin, i cili e kuptoi që po përgjohej, ndaj e mori veçmas dhe i sugjeroi të hidhte në gjyq ministrinë, pasi shkarkimi i tij është bërë me urdhër.

Punonjësi ASHR: U mërzita pak me thanë të drejtën, po edhe ndoshta të kam mërzit me ato mesazhe budallalliqe, ça ishin ato. Problemi mo drejtor…

Drejtori ASHR: Unë nuk jam mërzit, por nuk kam ça të bëj.

Punonjësi ASHR: Po mirë, mo drejtor…

Drejtori ASHR: Të jesh koshient…

Punonjësi ASHR: A ma ka bo Pjerini, a kush ma boni? Të paktën, copë bre vlla! Të kam vëlla, më kupto drejt! Jam me 3 kalamaj në shpi. Janë t’u heq bukën e tre fëmijëve, ti e ke parasysh! Dy fëmijë të rregullt dhe një invalid, sa për dijeni.

Drejtori ASHR: Unë i di këto gjëra.

Punonjësi ASHR : Po mirë mo drejtor, në rregull! Motivacionin të paktën se aty s’ka as motivacion, asgjë.

Drejtori ASHR: Hajde içik! Hiqe içik xhupin!

Punonjësi ASHR: Faleminderit shumë!

Drejtori ASHR: Këtë, e ke të sqarume.

Punonjësi ASHR: Po më ngelin tre fëmijë pa bukë.

Drejtori: E ke të sqarume, mo vlla. Sa më shpejt, mos u vono!

Punonjësi ASHR: Nejse, faleminderit prej teje, për sa mundësi ke pas! Faleminderit! Unë e pritsha atë punë. Të përshëndes jashtë mase!

Dashmir Cara rrëfeu në studion e emisionit “Stop” se drejtori i ASHR-së i tha që ministria i kishte vendosur kusht që njëri prej tyre do të shkarkohej nga puna, ndaj nuk ishte në dorën e tij. Dritan Ulqinaku pretendoi që i kishte bërë nder, pasi i dha mundësinë për ta çuar çështjen në gjyq dhe të fitonte pagat e një viti, pasi pati shkarkim të menjëhershëm.

Emisioni “Stop”, nëpërmjet një donatori, i ofroi Carës një shumë parash për të vazhduar jetesën deri në momentin që do të mund të punësohet sërish, në mënyrë që të mos shqetësohet për 3 fëmijët e tij./tvklan.al

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: