PENSIONET ME ITALINË/ Ja si do të bëhet bashkimi i viteve dhe përfitimi për çdo kategori me 1 vit sigurime. Çdo të ndodhë me ata/o që nuk kanë plotësuar vitet?

415
0

Përmes 31 neneve në marrëveshjen për pensionet me Italinë janë parashikuar të gjitha rastet se si do të bashkohen vitet e punës të siguruar. Në skemë përfshihet edhe leja e lindjes, papunësia, invaliditeti etj. Në çdo rast shpërndarja do të jetë në monedhën në shtetit ku bëhet përfitimi

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e viteve të punës për efekt pensioni ka hyrë në rrugën e miratimit në parlament.

Në dokumentin prej 31 nenesh përcaktohet forma e bashkimit të viteve të punës në të dy shtetet, përfshirë edhe rastet kur as në Itali dhe as në Shqipëri një individ nuk ka vitet minimale të punës për të dalë në pension.

Por kushti i parashikuar është ndalimi i mbivendosjes së viteve të siguruara. Në këtë rast do të shërbejë periudha e bashkuar.

Po ashtu pagesa e papunësisë do të mund të merret edhe kur personi ka lëvizur nga shteti ku ka marrë përfitimin.

Leja e lindjes, invaliditeti, por edhe sigurimet shëndetësore do të jenë gjithashtu pjesë e marrëveshjes që do të hyjë në fuqi pas miratimit në të dy parlamentet por edhe pas publikimit në fletoret zyrtare.

Pagesa për përfituesit sipas kësaj marrëveshje do të bëhet sipas monedhës në vendin edhe ku do të jepet pensioni.

Në Shqipëri rezultojnë 5775 biznese me të paktën një ortak me shtetësi italiane, ndërsa rreth 3953 shtetas italianë janë aktualisht në vendin tonë me leje qëndrimi.

Nga ana tjetër në Itali përfitojnë mbi 500 mijë bashkëkombës që kanë punuar si në atdhe ashtu dhe përtej Adriatikut.oranews.