Gazetarja shqiptare rrëfen pengun për djalin e saj: U përpoqa shumë, por ishte e pamundur

925
0

Nëse ka një gjë për të cilën shqiptarët brengosen kur emigrojnë jashtë vendit ajo është gjuha mëmë, shqipja jonë e bukur.
E me sa duket këtë merak ka edhe gazetarja e lajmeve Mirela Milori, djali i të cilës është lindur dhe rritet në SHBA, ndërkohë që në Shqipëri vjen vetëm gjatë sezonit të pushimeve.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” Mirela u shpreh për të birin, Aiden:

U përpoqa shumë që t’ia mësoj shqipen shumë mirë, por ishte e pamundur. Gjuhën e kupton. Unë i flas shqip, por ai ma kthen anglisht. Kur vjen në Shqipëri, flet shqip, por me atë mënyrën e vet.”
Aiden tashmë është 11 vjeç, e megjithatë gazetarja shprehu njëfarë ndjenje “mea-culpa” teksa po tregonte se si nuk arriti t’ia mësojë edhe aq mirë gjuhën shqipe të birit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.