Copëtohen Turqia, Arabia dhe Iraku: Kjo është harta që po trondit botën (FOTO LAJM)

779
0

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe sidomos ai në Siri kanë rikthyer në vëmendjen e mediave dhe publikut një hartë të planit për rindarjen e shteteve në këtë rajon.

I quajtur “Plani i Madh për Lindjen e Mesme” ai parashikon ndarjen e Irakut në dy pjesë. Njëra pjesë do të quhet Irakut Sunit dhe tjetra Iraku Shiit, shkruan Albeu.com.

Por, ndryshimi më i madh ka të bëjë me krijimin e një shtetit kurd mes Turqisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë duke marrë copa toke nga të katërta këto shtete.

Po ashtu, plani në fjalë parashikon një zgjerim të Jordasinë në drejtim të Arabisë Saudite dhe ndarje të kësaj të fundit në dy shtete. Njëri shtet është ai i sauditëve dhe tjetri Toka e Shenjtë Islame me Mekën dhe Medinën, dy qytetet e shenjta të fesë Islame.

Plani parashikon edhe një ndarje të Iranit duke i dhënë një pjesë toke shtetit të ri kurd dhe një pjesë tjetër Azerbajxhanit, i cili zgjerohet po ashtu si edhe Armenia.

Harta në fjalë filloi të qarkullonte në fillim të viteve ’90 duke shqetësuar mjaft vende të Lindjes së Mesme.

Ka shumë prej studiuesve në botë që besojnë se i gjithë konflikti në këtë zonë po ndodh pikërisht për të implementuar këtë hartë. /albeu.com/ http://www.albeu.com/kryetitull/copetohen-turqia-arabia-dhe-iraku-kjo-eshte-harta-qe-po-trondit-boten-foto-lajm/368649/