Ja cila ishtë telenovela më e pëlqyer nga shqiptarët për vitin 2017. Sondazhi do t’ju befasojë

1220
0

Telenovelat kanë zënë një pjesë të madhe të orarit në kanalet kombëtare, disa prej tyre transmetohen edhe në orar prime-time duke qenë kështu ndër më të ndjekurat. Telenovela turke, indiane, greke, ditët e sotme ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh për të parë. Bazuar në afeksionin që kanë krijuar shqiptarët për telenovelat, në 13 dhjetor nisi një sondazh “Çmimet Xing” ku të gjithë votuan për telenovelën më të mirë, të transmetuar gjatë vitit 2017, në kanalet kombëtare pa pagesë.

Dhe nga votat tuaja, ka rezultuar se telenovela më e pëlqyer e këtij viti është “Dashuri e pafund”, e transmetuar në Vizion Plus. Kujtojmë që kjo telenovelë është e para telenovelë turke që mori edhe çmim “Emmy”.