Preku ëndrrën amerikane: Ish-banori i Big Brother Albania, pjesë e serialeve prestigjioze amerikane

839
0

Të jetë pjesë e ekranit dhe botës së spektaklit duket se paska qenë vërtet ëndrra e tij e madhe e bërë realitet, sepse pas pjesëmarrjes në edicionin e parë të reality show-t ‘Big Brother Albania’, ish-banori Pol Babi ka prekur ëndrrën amerikane.

Siç bën të ditur ‘Blitz.al’, Poli prej më shumë se një viti është zhvendosur në Los Angeles në SHBA, ku po punon si aktor. Ai ka rrëfyer për ‘Blitz.al’ se është bërë pjesë e disa prej serialeve që po transmetohen nga ‘HBO’ dhe ‘Netflix’.

Gjithashtu, finalisti i ‘Big Brother Albania 1’ ka thënë se është pjesë e serialit ‘Code Black’, i cili  transmetohet edhe në televizionin ‘Top Channel’, televizioni që e bëri të famshëm atë në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.