Pervec Malit te Zi, tjeter shtet fqinj mbyll kufijte tokesore per shqiptaret

590
0

Vendimi i orëve te fundit te qeverisë greke për te mos hapur ende kufijtë me Shqipërinë është pasojë e dilemave te fuqishme qe mbizotërojnë si tek qarqet qeveritare ashtu edhe tek komisioni i specialistëve përkatës për pandeminë i cili jep edhe udhëzimet kryesore.

Nga aeroporti i Janinës qe ka vizituar pasditen e se premtes zv- ministri i Mbrojtjes civile Nikos Hardhalias ka shprehur keqardhjen se ende Greqia nuk do te hapë kufijtë me Shqipërinë.

Do te jene specialistët përkatës ka thënë ai qe do te monitorojnë situatën dhe do te vendosin prej ditës se hënë për hapjen e kufijve në Kakavijë apo edhe ne gjashtë pikat e tjera kufitare me Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut , monitorim ky qe do te jetë thuajse i përditshëm.

Po punojmë fort ka thënë ai qe ne gjithë pikat e hyrjes se Greqisë te respektohen protokollet ,duke shtuar se në çështjet e shëndetit nuk duhen bërë leshime.

“Ne duam të ristartojë Turizmi , Ekonomia, por kjo përparësi nuk mund të jetë mbi dhe përtej shëndetit publik. Ne dëshirojmë që udhëtarët të jenë të sigurt dhe po aq edhe popullata greke që do t’i mirëpresë ata ” – ka shtuar ai.

Ky zhvillim vjen pas rritjes tepër te madhe te rasteve me Covid19 ne Maqedonine e Veriut por sidomos edhe ne Serbi. Por ndërkohë jane krijuar pikëpyetje pasi BE ka vendosur prej datës 1 korrik te hap kufijtë me 14 shtete jo anëtarë ,prej te cilave ne listë është edhe Serbia, vendim ky qe zyrtarisht do te komunikohet fillimin e javës qe vjen.
Bizneset greke te turizmit ne Greqinë e Veriut megjithëse tepër skeptike për turistët e parë qe kanë mbërritur nga pika kufitare e Promahones me Bullgarinë, ku ditët e fundit regjistrohen radhë te gjata, presin këtë vit te paktën 30-40% te mbi 12 mln turistëve ballkanas nga pikat e kufirit tokësor ne rajon.

Por nga ana tjetër ne shumicën e rasteve vihet re se hotelet e mëdha jo vetëm qe nuk janë hapur ende, por nëse do te vazhdojë ky fluks i dobët nuk do te hapen fare këtë vit dhe ekonomia greke do te pësojë përsëri brenda një dekade nje krize te fuqishme me pasojë rritjen e papunësisë.