14.5 C
Tirana
spot_img

“Ti qenke i adoptuar!” E zbuloi tek gjendja civile, Erioni kërkon familjen biologjike pas 46 vitesh..

0

Shtatorin e shkuar, në adresën e programit Ka Një Mesazh Për Ty, kishte mbërritur një mesazh nga Erion Dehari, i cili pas 46 vitesh kërkon të gjejë nënën e tij biologjike.

Gjebrea mirëpret Erionin në zyrë i cili nis të ndajë kujtimet e tij të para kur nisi të kuptonte që nuk ishte djali biologjik i familjes ku rritej dhe momentin kur e mësoi të vërtetën.

Erion: Unë quhem Erion Dehari dhe vij nga qyteti i Fushë-Krujës, banues.

Ardit Gjebrea: Aty ke lindur?

Erion: Jo, kam lindur në…atje ku jam rritur domethënë quhet Ostren i Vogël.

Ardit Gjebrea: Nuk the se ku ke lindur, nuk e di se ku ke lindur, jo?

Erion: Jo, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Erion: Unë jam 46.

Ardit Gjebrea: Datëlindja?

Erion: 15 maj 1979.

Ardit Gjebrea: Në cilën moshë ti për herë të parë dyshove një fjalë që u bë edhe motivi pse sot je këtu?

Erion: Kam qenë në klasë të parë, fëmijë, në shkollë, si puna jonë ndonjëherë kur ziheshim, “të kanë marrë” më thoshin kalamajtë.

Ardit Gjebrea: Si të thoshin kalamajtë, kur ziheshit?

Erion: Po, kështu ndonjëherë. “Ti s’je i filanit”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin mami?

Erion: I Seitit dhe i Nexhmijes.

Ardit Gjebrea: Pra babai Seit, nëna Nexhmije. Thoshin “ti nuk je fëmija i tyre”.

Erion: Po, të kanë marrë më thoshin mua.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë bëje?

Erion: Pastaj vajta në shtëpi, i thasha mamit. Mami thoshte “jo, ti i joni”.

Ardit Gjebrea: Çfarë i the mamit kur vajte në shtëpi?

Erion: Mami i thashë, aty në shkollë fëmijët më thonë kështu. Më keni marrë? Jo të keqen mami, ti je yni. Nuk tregonin.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i parë që ti fillove të dyshoje seriozisht?

Erion: Pati një periudhë në vitin ’98. Gjendjen civile e kishim në Ostren të Madh.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Erion: 18. Natyrisht, që të marr një certifikatë vajta te kryetari i gjendjes civile. Hapi ai regjistrin, aty gjeti një dokument. E lexoi dhe tha “ti qenke i adoptuar”, aty e mora vesh pastaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjeve në atë moment?

Erion: Ngela.

Ardit Gjebrea: E more dokumentin?

Erion: Aty më lexoi emrat e babait dhe nënës.

Ardit Gjebrea: Tani te dokumenti emri i babait dhe nënës nuk ishte i prindërve që  të kishin rritur?

Erion: Jo, i atyre biologjikëve.

Ardit Gjebrea: Dhe si ishin?

Erion: Kujtim Dema, emri i babait dhe Lutfjie Dema.

Ardit Gjebrea: Erioni tregon si erdhi tek e vërteta.

Erion: Para se t’ju shkruaja juve, vendosa dhe i thashë mamit pastaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë tha mami?

Erion: Pranoi pastaj, filloi të qante. Edhe sot qan shumë.

Ardit Gjebrea: Normale që të do.

Tragjike! Foshnja sulmohet nga qeni, humb jetën, deklarata kontradiktore e babait: Isha duke fjetur gjumë, por…

0

Një foshnje 9-muajshe është sulmuar për vdekje nga një qen i racës “Pitbull”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Acerra, pjesë e Napolit në Itali.

Vajza e vogël, Gulia, u gjet nga i ati e gjakosur dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mund t’i mbijetonte dot plagëve të marra. Ajo kishte plagë kryesisht në fytyrë dhe në kokë.

Deklarata e babait

Në versionin e parë të dhënë në spital, babai i fëmijës tha se e vogla ishte sulmuar nga një qen endacak, një deklaratë që u përgënjeshtrua më pas.

Hetimi dhe autopsia

Prokuroria Publike Nola, e cila ka hapur çështjen, ka urdhëruar sekuestrimin e trupit të vogëlushes për autopsi, si dhe të banesës ku ka ndodhur ngjarja për ekzaminim. Kontrolle u urdhëruan edhe për kafshën. Të dy prindërit tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit. Historia e babait është se ai ra ishte duke fjetur gjumë me fëmijën dhe kur u zgjua dhe e gjeti të gjakosur, por nuk dëgjoi asnjë zhurmë.

Në lidhje me qenin, ai është marrë nga shërbimi veterinar i zonës.

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 20 vjecarja, ishin fejuar 3 muaj më parë. Ajo ishte..

0

Megi Xhetani është 20-vjeçarja qe humbi jetën nga aksidenti tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.

I plagosur rëndë ka ngelur i fejuari i viktimës, 34-vjeçari Zef Sinani. 20-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj kishin dalë për të festuar ditën e të dashuruarve, 14 Shkurtin.

Çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë.

Vizon Plus mëson se dy të rinjtë ishin fejuar para tre muajsh. Megi ishte vajza e vetme e familjes Xhetani.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Rama del kundër Trump: Sa të jem unë në qeveri, nuk ka..

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në Mynih, se qeveria amerikane nuk i ka parashtruar ende ndonjë kërkesë për strehim refugjatësh palestinezë në Shqipëri, por përgjigjja do të jetë gjithsesi “Jo!”

“Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Kjo ishte ndër fjalitë e para që kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me titull: “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, pasditen e së shtunës (15.02).

Lufta në Gazëdhe konflikti Izrael-Palestinë ishte tema e këtij takimi, në të cilin njerëz nga politika, bota akademike, shoqëria civile dhe media kishin mbushur thuajse të gjithë sallën në “Amerikahaus” në Mynih.

Në panel ishin lajmëruar si folës edhe kancelari austriak Alexander Schallenberg dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, të cilët e anuluan ardhjen në çastet e fundit dhe u zëvendësuan nga politikani gjerman Armin Laschet, i partisë CDU dhe ish-kryeministri i Libanit, Najib Mikati.

Paneliste ishte edhe Suzanne Maloney, zëvendëspresidente dhe drejtuese e programit të Politikës së Jashtme “Brookings Institution” në SHBA, eksperte e Lindjes së Mesme dhe kryesisht Iranit, njëkohësisht ish-këshilltare e rajonit për qeveritë republikane dhe demokrate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Palestinezë në Shqipëri?

Presidenti amerikan Donald Trump, tha pak ditë më parë gjatë një konference për shtyp se Shqipëria është në listën e vendeve që ai po merr në konsideratë për dërgimin e refugjatëve palestinezë.

“Asnjë nuk na ka pyetur nga administrata Trump por dhe nëse do të na pyesin – çka nuk është e logjikshme, sepse ne jemi në mes të Europës dhe si mund të vijnë tek ne qindra-mijëra vetë… – gjithsesi kjo është pjesë logjistike dhe ne jemi një vend i vogël. Por kjo nuk ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë qeverisjes sime” – u shpreh Rama.

Duke sjellë në vëmëndjen e të pranishmëve mikpritjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pranimin e 7 mijë muxhahedinëve dhe strehimin e afganëve që u larguan pas rikthimit në pushtet të talebanëve në vitin 2021 dhe që u strehuan në Shëngjin, ku ende vazhdon të jetë një pjesë e tyre – Rama deklaroi se situata me palestinezët është ndryshe.

“Ne na vjen shumë keq për këta njerëz të cilët janë viktima të një prej diktaturave më të egra që ka ekzistuar ndonjëherë, që është Hamasi, por ne nuk jemi pjesë e kësaj historie dhe nuk do të jemi kurrë” – deklaroi Rama, duke theksuar se edhe shifrat kanë rëndësi.

Ideja e Trumpit për strehimin e palestinezëve në vende të ndryshme të botës shihet si diçka krejtësisht e gabuar edhe nga Suzanne Maloney. “Nuk është aspak normale që këta njerëz të largohen me forcë nga toka e tyre” – u shpreh ajo.

“Nga dega në degë”

Ish-kryeministri libanez Mikati tha se “BE-ja ka lënë një vakuum shumë të madh në Lindjen e Mesme” dhe se drejtuesit e BE-së duhet të jenë më të pranishëm në rajon. Laschet nga ana e tij komentoi se “Evropa nuk mund të ndihmojë, por duhet të jetë pjesë e procesit”.

Rreth një muaj më parë, ministrja e Jashme gjermaneAnnalena Baerbock vizitoi Sirinë, vend i dalë nga një luftë e gjatë dhe pushteti shtypës i Bashar Al-Asad. Ky takim u soll si shembull pozitiv i rolit dhe mbështetjes evropiane në Lindjen e Mesme, gjë për të cilin Rama, nuk ra dakord.

E teksa Laschet mbrojti rolin e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian në rajon, Rama habiti të gjithë të pranishmit në sallë duke e reduktuar kryediplomaten gjermane tek pamja e saj e jashtme. “Ajo është e bukur” ishte komenti i Ramës për vizitën e ministres Baerbock në Siri.

Pjesën më të madhe të kohës së panelit kryeministri shqiptar e kaloi duke dalë krejtësisht nga tema. Rama u përqendrua sërish tek BE-ja dhe duke ironizuar mënyrën e funksionimit të saj, tha se BE-ja është një strukturë e cila sipas tij “shpik çdo javë normativa dhe rregullore të reja”.

Rama madje mori herë pas here rolin e moderatorit, duke mos i lënë shumë hapësirë për të folur moderatores së vërtetë të seksionit, Mayssoun Zein Al Din, e cila jo rrallëherë u vu në siklet prej injorimit që ai i bëri shpeshherë gjatë bisedës, ku të tjera pyetje i bëheshin dhe të tjerave u përgjigjej./DW

Del parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë na pret sipas SHMU (Tabela)

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.

Ditën e merkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Një eleminim dhe 4 banorë të rinj, ja cfarë ndodhi mbrëmë në Big Brother Vip

0

Indriti është eliminuar mbrëmjen e djeshme nga gara për çmimin e madh. Në intervistën në studio, i pyetur se çfarë nuk shkoi si duhet gjatë rrugëtimit të tij në këtë format, ish-banori u shpreh se vendosi të qëndronte pak i stepur pasi nuk dëshironte të dilte nga vetja gjatë debateve në të cilat nuk kurseheshin as familjarë e as sendet personale në shtëpi.

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania 4 janë futur 4 banorë të rinj.

Këta janë banorët që do bëhen pjesë e garës: këngëtari Kelly, një artist si Vserlo; Rizarta, modele dhe Ola e cila më parë ka qenë pjesë e Për’puthen.

Ndërkohë Krisa e zgjedhur këtë javë si lidere e shtëpisë, ka pasur një avantazh në lojë; të zgjedhi se kë do të çojë në nominim për këtë javë; vajzat apo djemtë e shtëpisë?

Nga dhoma e rrëfimit, banorja ka zgjedhur grupin e vajzave duke përfshirë edhe veten.

Kështu, në televotimin e të martës shkojnë; Danja, Egli, Gerta, Livia, Loredana, Rozana, Valbona dhe Krisa.

Toka mund të goditet nga një asteroid, pasojat janë apokaliptike. Agjencia Europiane e Hapësirës ngre alarmin: Ja cfarë mund të shkaktojë..

0

Toka rrezikohet nga Asteroidi. Alarmin e ka ngritur Agjencia Europiane e Hapësirës. Më 22 dhjetor 2032, asteroidi YR4 do t’i afrohet shumë Tokës. Rreziku i një ndikimi tani është rritur në 2 për qind thekson Agjencia Evropiane e Hapësirës. Shanset për të goditur tokën janë akoma të vogla, por nëse një gjë e tillë ndodh atëherë planeti tokë do të ketë pasoja të rënda. 

Sipas shkencëtarëve një shpërthim masiv në qiell ka një energji njëqind herë më të madhe se ajo e bombës së Hiroshimës, një blic verbues dhe valë goditëse që shkatërrojnë gjithçka brenda një rrezeje prej disa kilometrash – ky skenar tingëllon apokaliptik. Por sipas shkencëtarëve, mund të bëhet realitet nëse asteroidi i sapo zbuluar përplaset me Tokën. Kjo mund të ndodhë, të paktën teorikisht, në më pak se tetë vjet, por ekspertët ende nuk shohin arsye për panik.

ESA tha se probabiliteti i llogaritur i ndikimit të një asteroidi të largët shpesh bie në zero pas vëzhgimeve të mëtejshme. Një skenar i ngjashëm kishte ndodhur tashmë në vitin 2004: probabiliteti që asteroidi Apophis të godiste Tokën në vitin 2029 ishte fillimisht 2.7 për qind.Tashmë është përjashtuar një përplasje e tillë.

Asteroidi ka një diametër prej 40 deri në 100 metra dhe aktualisht ndodhet rreth 27 milionë kilometra nga Toka. Ai u zbulua automatikisht nga një teleskop më 25 dhjetor. 

Nëse 2024 YR4 në fakt godet Tokën, ai mund të shpërthejë në atmosferë dhe të shkaktojë dëme me një valë goditëse dhe nxehtësi, u tha. Ai gjithashtu mund të krijojë një krater me një diametër prej më shumë se një kilometër.

Sipas ESA, një asteroid i kësaj madhësie godet Tokën mesatarisht çdo disa mijëra vjet. Sipas IAWN, zona e ndikimit mund të jetë mbi Paqësorin lindor, Amerikën veriore të Jugut, Oqeanin Atlantik, Afrikë, Detin Arabik ose Azinë Jugore.

4 banorë të rinj në Big Brother VIP! Ja kush janë hyrjet e reja

0

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania 4 janë futur 4 banorë të rinj.

Këta janë banorët që do bëhen pjesë e garës: këngëtari Kelly, një artist si Vserlo; Rizarta, modele dhe Ola e cila më parë ka qenë pjesë e Për’puthen.

A do të jenë ata në gjendje të ndryshojnë rrjedhën e lojës në shtëpi apo do të ‘thyhen’ përballë bllokadës së banorëve më të vjetër? Kjo mbetet për tu parë. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, Ola mund të trazojë ujërat në shtëpi pasi ulja e saj shumë pranë Laertit nuk është pritur mirë nga Valbona.

“Kam lindur fëmijën e 13-të të Elon Musk”, Ashley St. Clair trondit rrjetin me postimin për miliarderin

0

Ashley St. Clair, një influencuese amerikane, ka tronditur rrjetet sociale me një postim në rrjetet sociale, ku pretendon se ka lindur një fëmijë pesë muajsh nga Elon Musk.

Ajo ka thënë se e ka mbajtur këtë informacion privat për të mbrojtur fëmijën e saj, por tani, për shkak të interesit të mediave, ka vendosur ta bëjë publik. Në postimin e saj, St. Clair kërkoi që mediat të respektojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijës, duke i bërë thirrje të shmangin raportimet invazive.

Pavarësisht deklaratës së saj, Elon Musk ende nuk ka pranuar publikisht këtë pretendim. Pas postimit të St. Clair, ai vazhdoi të postojë për tema të tjera, duke mos komentuar për çështjen në fjalë. Influencuesja gjithashtu falënderoi mbështetësit dhe njoftoi se do të largohej për pak kohë nga rrjetet sociale për t’u fokusuar tek familja e saj.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, fëmija është i 13-ti për Musk, i cili ka fëmijë me katër gra të ndryshme, përfshirë binjakët dhe trinjakët me ish-bashkëshorten e tij, fëmijët me Grimes, si dhe binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis.

Bimby TM7: Robot i Ri i Kuzhinës që Zëvendëson Më Shumë se 20 Pajisje

Bimby TM7 është versioni më i fundit i robotit të njohur të kuzhinës, i dizajnuar për të thjeshtuar gatimin në mënyrë inteligjente dhe efikase. Me teknologjinë e tij të avancuar, ai mund të zëvendësojë mbi 20 pajisje të ndryshme, duke përfshirë blenderin, avulluesin, procesorin e ushqimit dhe shumë të tjera.

Bimby TM7 është i disponueshëm për porosi nga muaji shkurt dhe do të dalë në treg në prill me një çmim prej 1,599 euro, duke përfshirë një vit abonim në Cookidoo.

Pas gjashtë vitesh nga lançimi i Bimby TM6, Vorwerk ka njoftuar zyrtarisht modelin e ri Bimby TM7, i cili është rinovuar plotësisht në dizajn dhe është bërë edhe më inteligjent. Ky model vjen me një ekran multitouch të madh prej 10 inçësh, një integrim më të avancuar me platformën Cookidoo dhe mundësinë për t’u monitoruar përmes smartfonit.

Ndër risitë kryesore është modaliteti “Cottura Aperta”, i cili lejon gatimin pa kapak deri në 100°C, një motor më i qetë, një gotë me veshje të re izoluese për të përmirësuar ruajtjen e nxehtësisë dhe një Varoma të ridizenjuar, tani me formë drejtkëndore për të rritur kapacitetin e gatimit.

NJË DIZAJN I RI DHE MATERIAL MË TË QËNDRUESHËM

TM7 dallohet për ngjyrën e re të zezë, një zgjedhje jo vetëm estetike, por edhe funksionale. Sipas Vorwerk, kalimi në të zezën lejon integrimin e një përqindjeje më të lartë të materialeve të ricikluara në strukturën e pajisjes, pa ndikuar në qëndrueshmërinë e saj. Përdorimi i materialeve më të qëndrueshme është aplikuar në disa komponentë, por jo në pjesët që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin.

Bimby TM7: Dizajn i Ri, Teknologji e Avancuar dhe Performancë më e Qetë

Bimby TM7 sjell një revolucion në kuzhinë me një dizajn të përmirësuar, një ekran multitouch 10-inç dhe një motor më të qetë. Kjo pajisje inteligjente integrohet më mirë me platformën Cookidoo dhe mund të monitorohet nga distanca përmes smartfonit.

Dizajn i Rinj dhe Materiale më të Qëndrueshme

Gotëza e re e Bimby TM7 është e pajisur me një shtresë izoluese që ndihmon në ruajtjen më të gjatë të nxehtësisë dhe zvogëlon shpërndarjen e saj. Përveç kësaj, ky dizajn e bën manipulimin më të sigurt, sidomos kur përmbajtja është e nxehtë. Struktura e re e bazës është më e qëndrueshme, duke parandaluar rrëshqitjen gjatë përdorimit.

Varoma gjithashtu ka pësuar ndryshime të mëdha. Në vend të formës tradicionale të rrumbullakët, tani është drejtkëndëshe, duke rritur kapacitetin me 45% dhe duke përmirësuar shpërndarjen e nxehtësisë për gatim më të njëtrajtshëm. Materialet e përdorura janë më rezistente ndaj temperaturave të larta dhe më të qëndrueshme me kalimin e kohës.

Ndërfaqe e Re dhe Kontroll i Lehtë

Një nga risitë më të mëdha është ekrani multitouch prej 10 inçësh, i cili zëvendëson butonat fizikë të modeleve të mëparshme. Ky ndryshim e bën përdorimin e pajisjes më të thjeshtë, duke e bërë navigimin të ngjashëm me atë të një tableti apo smartfoni. Përdoruesit mund të personalizojnë ndërfaqen sipas preferencave të tyre për qasje më të shpejtë në funksionet më të përdorura.

Bimby TM7 është i pajisur me lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, duke mundësuar sinkronizim me aplikacionin Cookidoo dhe akses të vazhdueshëm në receta të reja. Funksioni i monitorimit nga distanca i lejon përdoruesit të kontrollojnë pajisjen përmes smartfonit.

Motori më i Qetë dhe Funksioni i Ri “Cottura Aperta”

Bimby TM7 ka një motor sinkron 500W me shpejtësi të ndryshueshme deri në 10,700 rpm. Falë izolimit akustik të përmirësuar, pajisja është dukshëm më e qetë në përdorim, duke ulur ndjeshëm nivelin e zhurmës.

Një tjetër veçori e re është “Cottura Aperta”, e cila lejon gatimin pa kapak deri në 100°C, duke i dhënë përdoruesve më shumë kontroll gjatë përgatitjes së ushqimeve dhe mundësinë për të ndërhyrë gjatë procesit të gatimit pa ndërprerje.

Çmimi dhe Disponueshmëria

Bimby TM7 mund të porositet që nga shkurti dhe do të dalë në shitje në prill me një çmim prej 1,599 euro. Ky çmim përfshin një abonim 12-mujor në Cookidoo, platforma që ofron mbi 100,000 receta dhe mjete të personalizuara për planifikimin e vakteve.

Si me modelet e mëparshme, TM7 do të shitet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjeve direkte të Vorwerk, ku një përfaqësues do të demonstrojë funksionalitetet dhe do të ndihmojë përdoruesit të përshtatin pajisjen sipas nevojave të tyre.