“Ti qenke i adoptuar!” E zbuloi tek gjendja civile, Erioni kërkon familjen biologjike pas 46 vitesh..

Shtatorin e shkuar, në adresën e programit Ka Një Mesazh Për Ty, kishte mbërritur një mesazh nga Erion Dehari, i cili pas 46 vitesh kërkon të gjejë nënën e tij biologjike.

Gjebrea mirëpret Erionin në zyrë i cili nis të ndajë kujtimet e tij të para kur nisi të kuptonte që nuk ishte djali biologjik i familjes ku rritej dhe momentin kur e mësoi të vërtetën.

Erion: Unë quhem Erion Dehari dhe vij nga qyteti i Fushë-Krujës, banues.

Ardit Gjebrea: Aty ke lindur?

Erion: Jo, kam lindur në…atje ku jam rritur domethënë quhet Ostren i Vogël.

Ardit Gjebrea: Nuk the se ku ke lindur, nuk e di se ku ke lindur, jo?

Erion: Jo, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Erion: Unë jam 46.

Ardit Gjebrea: Datëlindja?

Erion: 15 maj 1979.

Ardit Gjebrea: Në cilën moshë ti për herë të parë dyshove një fjalë që u bë edhe motivi pse sot je këtu?

Erion: Kam qenë në klasë të parë, fëmijë, në shkollë, si puna jonë ndonjëherë kur ziheshim, “të kanë marrë” më thoshin kalamajtë.

Ardit Gjebrea: Si të thoshin kalamajtë, kur ziheshit?

Erion: Po, kështu ndonjëherë. “Ti s’je i filanit”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin mami?

Erion: I Seitit dhe i Nexhmijes.

Ardit Gjebrea: Pra babai Seit, nëna Nexhmije. Thoshin “ti nuk je fëmija i tyre”.

Erion: Po, të kanë marrë më thoshin mua.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë bëje?

Erion: Pastaj vajta në shtëpi, i thasha mamit. Mami thoshte “jo, ti i joni”.

Ardit Gjebrea: Çfarë i the mamit kur vajte në shtëpi?

Erion: Mami i thashë, aty në shkollë fëmijët më thonë kështu. Më keni marrë? Jo të keqen mami, ti je yni. Nuk tregonin.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i parë që ti fillove të dyshoje seriozisht?

Erion: Pati një periudhë në vitin ’98. Gjendjen civile e kishim në Ostren të Madh.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Erion: 18. Natyrisht, që të marr një certifikatë vajta te kryetari i gjendjes civile. Hapi ai regjistrin, aty gjeti një dokument. E lexoi dhe tha “ti qenke i adoptuar”, aty e mora vesh pastaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjeve në atë moment?

Erion: Ngela.

Ardit Gjebrea: E more dokumentin?

Erion: Aty më lexoi emrat e babait dhe nënës.

Ardit Gjebrea: Tani te dokumenti emri i babait dhe nënës nuk ishte i prindërve që  të kishin rritur?

Erion: Jo, i atyre biologjikëve.

Ardit Gjebrea: Dhe si ishin?

Erion: Kujtim Dema, emri i babait dhe Lutfjie Dema.

Ardit Gjebrea: Erioni tregon si erdhi tek e vërteta.

Erion: Para se t’ju shkruaja juve, vendosa dhe i thashë mamit pastaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë tha mami?

Erion: Pranoi pastaj, filloi të qante. Edhe sot qan shumë.

Ardit Gjebrea: Normale që të do.

- Advertisement -

“Shiu ikën ditën e..” Cfarë pritet me Motin ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, pakësohen reshjet në territor megjithate pritet te jene prezente edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.. Nga e hëna deri...

“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates shokon me deklaratën: Mjekët dhe mësuesit do të..

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe...

Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet..

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin. Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.