Luhen dhe dy ndeshjet e mbetura të Superligës shqiptare, ja rezultatet dhe renditja

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e mbetura për raundin e 25-të. Me fillim nga ora 13:30 Laçi mposhti 3-0 Teutën, ndërsa në orën 16:30 në “Elbasan Arena” Tirana iu fal një penalltie dhe kaloi 1-0 Skënderbeun, duke lënë korçarët në vendin e fundit.

Në stadiumin e Laçit vendasit u treguan të “pamëshirshëm” dhe mposhtën Teutën 3-0. Paulo Junior në pjesën e parë dhe dopieta e Cordeiro bëri që kurbinasit të ngjiten në vendin e pestë me 30 pikë. Nga ana tjetër, për Teutën kjo është humbja e 11-të sezonale dhe ka gjashtë ndeshje që nuk merr pikët e plota në Superligë. Për të gjetur suksesin e fundit të durrsakëve duhet të kthehemi më 22 dhjetor 2024. Edhe pse “Djemtë e Detit” ndryshuan trajner, ende Bledar Devolli nuk e ka shijuar suksesin në stolin durrsak.

Në “Elbasan Arena” Tirana u rikthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur 1-0 Skënderbeun. Ishte minuta e 85-të kur Vogli, i futur në fushë gjashtë minuta më herët fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Bajrovic. Festë bardheblu në stadium dhe korçarët e Ernest Gjokës ‘në tapet’. Tirana me 26 pikë lë zonën e ftohtë dhe merr vendin e shtatë, ndërsa korçarët mbeten në pozitën e fundit me 20 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje.

Pas mbylljes së javës së 25-të renditja kryesohet nga Egnatia me 48 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 44 pikë, Dinamo me 41 dhe Partizani me 40 pikë. Në fund Bylis, Teuta dhe Skënderbeu.

Superliga, raundi 25-të:

E shtunë, 15 shkurt 2025

13:30

Bylis 1-1 AF Elbasani

Egnatia 2-0 Partizani

16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Laçi 3-0 Teuta

16:30 Tirana 1-0 Skënderbeu

Renditja:

- Advertisement -

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Rritja e papritur e monedhave të huaja, ja si u mbyll java në tregun valutor..

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.8 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.