16.5 C
Tirana

Tuneli dhe Uji i Turbullt në Santorini “Shokojnë” edhe Shkencëtarët: “Po Vjen Një Javë e Vështirë!

0

Tselentis: “Mos e besoni narrativës së detentimit sizmik!”

Santorini është në buzë të një shkëmbi! Literalisht dhe figurativisht! Dridhjet e vazhdueshme sizmike, temperatura në rritje e ujit dhe shenjat që lëshon vetë toka, po i trembin shkencëtarët.

Rektori i Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, Giannis Hatzigeorgiou, duke folur për ERTNews, tha se “është konstatuar se turbullira dhe temperatura e ujit janë rritur”.

Një shenjë shqetësuese. A po shpërthen Kaldera?

Sizmologu i shquar Akis Tselentis, në postimin e tij të sotëm, paralajmëron: “Sekuenca sizmike do të zgjasë me muaj”, ndërsa kujton rastin e Arkalohorit, ku “zgjati 4 muaj para tërmetit kryesor prej 6 ballë të shkallës Rihter”.

Në të njëjtën kohë ai vëren: “Mos e besoni narrativën se fenomeni është zbutur. Kjo është karakteristikë e sekuencave sizmike. Pas çdo uljeje të mprehtë të sizmicitetit, pasojnë tërmete me magnitudë më të madhe (nuk po flas për tërmetin kryesor)”.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, rindërtimi i pakontrolluar në Santorini e ka kthyer tokën në një bombë me sahat. Shpella

“pallate”, tunele nëntokësore, gjigantë të njësive turistike, të gjitha në tokë të lëkundur dhe të lëkundshme!

Situata është jashtë kontrollit, siç theksoi presidenti i OASP dhe profesori i Indtitutit të Dinamikës, Efthimis Lekkas: “Kaldera e Santorinit ka ndërtesa me indeks të lartë cënueshmërie. Pjerrësitë e mëdha arrijnë në 60% dhe veprimet sizmike rriten deri në 170% mbi vlerat e parashikuara të Rregullores Antisizmike”.

Veprimet dhe ndërtimet arbitrare që shkelin çdo rregull sigurie përbëjnë një bombë me sahat. Dhe po ndërtojnë vazhdimisht. Madje prishin edhe apartamente. Unë kisha bërë kallëzim në prokurori, por ata erdhën natën dhe e prishën! Njësi të mëdha turistike po ndërtohen kudo”, zbulon profesori Vagianou, i cili paralajmëron se dheu është aq i lirshëm, sa i ngjan djathit me shumë vrima (pore).

Dhe nëse mendoni se këto janë ekzagjerime, dëgjoni se çfarë thonë vetë banorët: “Unë notoj në zonat nga Ammoudi në Armeni. Kur shikon lart, gjithçka është e shkretë. Shoh turistë që shëtisin me verën në dorë dhe mendoj: po ta dinin se ku janë, nuk do të guxonin të uleshin”, thotë zonja Vagianou.

Santorini është një bombë me sahat e gatshme të shpërthejë! Kaldera mund të zgjohet në çdo moment dhe të fshijë gjithçka që është ndërtuar në tokë të lëkundur.

Paralajmërimet e ekspertëve janë të qarta, por duket se askush nuk po dëgjon.

Nëse ndodh tërmeti i madh, shkatërrimi do të jetë biblik!

Nëse shpërthen edhe vullkani, këtu mendimi ndal…!/mast.al/

Forcohet Dollari, cfarë po ndodh me Euron.. ja si u hap java në kursin e këmbimit..

0

Sot, më 10 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.

Euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 118 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.4 lekë, ndërsa në shitje me 67.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor për monedhat e huaja:

Gruaja ikën dhe e lë me 3 fëmijë, Ish-vjehrri “Vajza ka ardhur me një tjetër”

0

Vasili është baba i 6 fëmijëve, por problemi që e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” është me djalin e vogël,  Irakliun. Nga ana tjetër, ky pretendon se nuk ka përkrahje nga prindërit dhe ata do ta nxjerrin në rrugë bashkë me 3 fëmijët e tij.

Në përballjen e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, babai i kërkon shpjegim djalit për një letër nga banka, por ai thotë se nuk e di si ka ndodhur.

Vasil: Më ka rënë një bombë shumë e madhe! Në këtë moshë 80 e ca vjet, në këto dyer, nuk kam pasur as prindërit e mi dhe qëlloi ky djali im, sesi e ka bërë punën, këtu të japë shpejgim!

Irakli: Ku të vete unë? Me 3 kalamaj? Ore unë me 3 fëmijë ku të vete?

Vasil: Ku të vesh ti? Dua ta di unë ku do të vesh ti?

Irakli: Do ta dish ti?

Vasil: Po ai dokument që më ka ardhur mua nga banka?

Irakli: Atë nuk e di unë sesi është bërë!

Eni Çobani: Jo mo jo, si nuk e di ti tani? nuk mund t’i thuash babait moshatar se je fëmija i gjashtë, ka rritur 6 fëmijë!

Vasil: Ai dokument që më ka ardhur mua nga banka!

Irakli: Unë nuk e kuptoj sesi është bërë ai dokument!

Vasil: Më ka ardhur një plumb i vërtetë! Më ke sjellë sherr të madh!

Irakli: Edhe vetë nuk e kuptoj se unë nga ajo kam 4 vjet që jam ndarë!

Irakliu rrëfen se në vitin 2021 është ndarë nga bashkëshortja me të cilën ka 3 fëmijë. Në vitin 2022, është finalizuar divorci. Sipas tij, një ditë ajo thjesht është larguar për te prindërit e saj bashkë me vajzën e vogël. Ish-vjehrri ka telefonuar Irakliun dhe i thotë se e bija i ka sjellë një burrë tjetër në shtëpi.

Irakli: Ajo ka ikur në 2021, në shtator. Në shtator 2022 unë kam bërë ndarjen ligjore.

Eni Çobani: Pse u ndave, çfarë pate?

Irakli: Ajo, as unë as’e mora vesh. Ajo pati ca konflikte kështu, gjëra koti a kupton? Erdhi e ëma, u bë operim nga këmbët, tha “do të shpie mamin në shtëpi”. I thashë unë çoje, do të marr edhe gocën e vogël me vete tha. Mori edhe gocën e vogël, më merr i ati mua, më thotë “ka ardhur me dikë tjetër”. Rruga e mbarë i thashë, ç’të them unë?

Eni Çobani: Si ka ardhur me dikë tjetër?

Irakli:Ka ardhur me tjetër në shtëpi”, tha i ati.

Eni Çobani: Si erdhi me tjetër? Ti e përcolle nga shtëpia se tani jeni burra ju a s’jeni unë s’e kuptoj, përcolle nusen, si shkoi me tjetrin atje në shtëpi se s’e kuptova?

Irakli: Vajti te i ati pra.

Vasil: Jepi derman punës po të them!

Irakli: Ulu atje, ulu atje.

Vasil: Gjeje të vërtëtën.

Irakli: Mua nuk më kujtohet ajo firmë.

Eni Çobani: Ore Irakli! Gruan e përcolle te babai, të merr vjehrri të thotë ka ardhur me tjetër, firmos letrat e bankës, thua nuk e di, 3 fëmijët t’i la gruaja, prapë s’na thua si i mban ti, tani të lutem, jeton ti këtu apo s’jeton? Ku jeton ti? Si s’ke mendjen ti çfarë veprimesh kryen?

Deputetja telefonon papritur Ardit Gjebrean, i bën kërkesën e vecantë: Dua të vij në “Kam Një Mesazh Për Ty”

0

“Para disa ditësh, marr një telefonatë nga një mikeshë shumë e dashur për mua dhe mbi të gjitha, një personalitet të cilën e vlerësoj shumë dhe mendova që do të pinim një kafe nga ato që mezi i pres, por jo.  Më tha do të dëshiroja të vija te ‘Ka Një Mesazh Për Ty’. U çudita të them të vërtetën jo se ne këtu kemi kufizime, por ajo duke qenë një personazh publik, vendosi që të marrë shpirtin me vete, të vijë këtu dhe të lërë petkun e deputetes, të politikanes, të shkrimtares, të botueses, të poeteshës dhe unë kam librin ‘Biri’ në dorë të cilin e mora thjesht për t’i thënë sa shumë e dua dhe sa shumë e vlerësoj”.

Kështu e nisi moderatori i programit  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, prezantimin e të ftuarës së parë në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. Një telefonatë e papritur nga një personalitet i shquar me kërkesën për të qenë pjesë e emocioneve të shtëpisë së të gjithëve të pranishëm në studio e që ndjekin përtej saj. Të gjitha hamendësimet ‘u tretën’ me zbulimin e librit që ai mban në dorë, i shkruar nga Flutura Açka përpara se ta thërriste emrin e saj edhe për publikun.

Ajo nuk vjen si një politikane këtë herë, por “zbret te njerëzorja” siç shprehet edhe vetë, një emocion për të cilin e merr shpesh malli në politikë por që e ndien më fort se gjithçka tjetër.

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur që jemi bashkë në program dhe e di që ky do të jetë një mesazh shumë i rëndësishëm, ndoshta jo vetëm shpirtëror, por ndoshta edhe për të gjithë ata që janë si ju, në politikën e vendit. Për një moment, të kujtojnë se sa vlera të tjera ka përtej derës së parlamentit apo partisë që ju përfaqësoni.

Flutura Açka: Shpeshherë kemi nevojë për emocione të forta, emocione njerëzore, kështu që më vjen mirë që zbrita te kjo gjë njerëzore për të cilën ndonjëherë më merr shumë malli në politikë, pra më shumë jam shkrimtare, njeri, grua, nënë në këtë pozicion se politikane, megjithëse atë përqindje nuk e zhvesh dot.

Ardit Gjebrea: Jo ne nuk duam, përkundrazi në momentin që e vishni bukur, madje ta vishni sa më shumë sepse ne kemi nevojë për politikanë të cilët nuk harrojnë asnjëherë shpirtin dhe atë të vërtetën që kanë brenda, në shërbim gjithmonë të njerëzve kështu që unë për këtë vërtet ju adhuroj./

Del parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë pritet këtë javë sipas SHMU (Tabela)

0

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e Hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes.

Ditët e Martë e Mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu të cilët pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.

Për ditët e Enjte moti parashikohet të jetë i vranët si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat nga orët e mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë në pjesën më të madhe të territorit. Ku reshjet në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër nga orët e mbrëmjes parashikohen të jenë me intensitet hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Ndërsa për ditën e Premte moti parashikohet i vranët si dhe altrenime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit ku në veri e pjesërisht në qendër parashikohen të kenë hera-herës intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 700-800m reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-verilindje kryesisht ditet e Enjte e Premte me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

5 mënyra se si ti shkaktosh vetes një infarkt në zemër, nga Dr. Denisa Hoxha

0

Pesë mënyra se si ti ti i shkaktosh vetes një infarkt në zemër.

  1. Pij cigare përditë.
    Më shumë se dhjetë cigare në ditë, pse se çfarë bën nikotina: ngushton enët e gjakut dhe favorizon arteriosklerozën.
  2. Hanin yndyrna sa më shumë gjalpë, djathë.
    Hani sheqerna, nutella, ëmbëlsira, mëngjes drejt darkë.
  3. Pini alkool dhe konsumoni drogëra.
    Sepse e di se sa shpejt e favorizojnë drogërat dhe alkoolin në Fargën e Zemrës?
    Shumë shpejt.
  4. Mos bëj aktivitet fizik!
    Rri shtrirë në divan, lidhur nga krevati në divan
  5. Stresohu për çdo gjë të vogël, çdo budallalli që ndodh të rrëfej qark, stresohu
    Dhe pastaj themi shqiptarët ku ndodh diçka e tillë!
    Ja i kishte shkruar Zoti, por jo pra jo!

Jo, sepse stili i jetesës ka të ndryshme dhe kështu unë ju përshëndes të mbath në vesh

@psikiatri.al

♬ Emotional – Bang Nono

Asnjëherë mos e nis ditën me këto produkte.. Nutritionist ka një këshillë për të gjithë ju..

0

Asnjëherë mos e nis ditën me sheqer thotë nutritionist Pavli Brozi.

Është një ndër gabimet më të mëdha që gjëja e parë që konsumoni në mëngjes të jetë diçka të ëmbël me sheqer të shtuar.

Në qoftë se konsumon sheqer me stomakun bosh ne mëngjes, do të kesh një rritje shumë të lartë të sheqerit në gjak, që do të pasohet me rritje të insulinës

Më pas do të kesh një ulje të menjëherëshme me sheqeri që do të marrë uria shumë shpejt.

Nuk do jesh i ngopur normalisht, do jesh pa energji, do jesh i irrituar

19 vjeçarja, dhe foshnja e porsalindur humbin jeten disa orë larg njëri-tjetrit

0

Nje nene 19-vjecare shtatzen ka humbur jeten bashke me femijen e saj.

Ajo po ankohej se kishte vështirësi në frymëmarrje dhe kishte vështirësi për të parë.

19 vjeçarja, ishte ankuar se kishte ndjerë të fikët dhe marramendje gjatë rrugës për një skanim rutinë të shtatzënisë. Në skanimin e saj, një mjek i tha se ajo ishte ‘me pak hekur’ pasi ajo u ankua për simptomat e saj.

Familjarët thonë se ajo u dërgua në shtëpi me ilaçe dhe antibiotikë. Por ajo filloi të ankohej se kishte vështirësi në frymëmarrje dhe kishte vështirësi për të parë. 19-vjecarja u dërgua me urgjencë në spital ndërsa mjekët u përpoqën per ta sjellur ne jete por ishte e pa mundur.

Pasi mbërritën në spital, mjeket kryen një prerje urgjente cezariane per lidnjen e femijes shtatë javë më herët por nje ore me pas 19 vjecarja humbi jeten. Por disa ore me vone dhe femija ka humbur jeten. Ngjarja e rende ka shokuar familjen per humbjen e dy personave ne familje brenda nje dite

“Nuk ndodh prej 5 vitesh”/ Meteorologia bën parashikimin e fortë për muajit shkurt

0

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se muaji Shkurt në Shqipëri pritet të jetë me temperatura të ulëta, që do të shkojnë deri në -7 gradë celcius.

Sipas meteorologes, ky do të jetë niveli më i ulët i temperaturave që muaji shlurt ka shënuar gjatë 5 viteve të fundit. Ajo shtoi gjithashtu se reshjet e shiut gjatë muajit shkurt do të jenë të pakta dhe kryesisht rreth datave 18-22 shkurt.

“Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt.

Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperatura më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia Porja.

Plas keq në Big Brother, G-Bani godet me shpullë në fytyrë Gjestin, banorja: Ikën me zarfin e zi..

0

Në shtëpinë e Big Brother Vip ka pasur sërish tensione mes G-Banit dhe Gjestit.

G-Bani ka goditur gjatë një loje Gjestin në fytyrë.

Gjesti është rrëzuar nga vendi ku po rrinte me Eglin, ndërsa G-Bani tha se Gjesti e kishte prekur më parë.